Kosova

Ambasada gjermane: Radojiçiq gjendet i lirë në Serbi edhe pse e ka pranuar përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë

Ndërkombëtarët kanë kujtuar sulmin terrorist të Banjskës duke kërkuar që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Duke kujtuar sakrificën e Afrim Bunjakut, Ambasada Gjermane shkruan se Milan Radoiçiq mbetet i lirë bë Serbi.

“Fakti mbetet: Milan Radoiçiq, autori i supozuar pas këtij krimi, pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi. Dështimi për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, shkruajnë nga ambasada gjermane.

Thirrje që sulmuesit të mbahen përgjegjës kanë bërë edhe Ambasada e Shtetëve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Bashkimi Evropian.