Shqipëria
Ambasada gjermane, njoftim të rëndësishëm për vizat
Ambasada gjermane në Tiranë ka bërë një informacion të rëndësishëm për vizat.
Një informacion i rëndësishëm nga sektori i vizave
Sektori i Vizave bën me dije se prej datës 01.11.2021 do të pranohen vetëm dosje të plota aplikimi me të gjitha dokumentat e nevojshme (shih fletën përkatëse të informacionit në faqen tonë të internetit).
Aplikimet e paplota do të refuzohen pasi të jenë mbajtur tarifat përkatëse. Bllokojeni në kohë takimin tuaj, nëse e dini që në momentin e paraqitjes nuk i keni të gjithë dokumentet.
Ky ndryshim është i nevojshëm pasi aktualisht rreth 80% e aplikimeve janë të paplota, pra dosjet dorëzohen ndërkohë që u mungojnë dokumente, e kjo do të thotë për të gjithë aplikuesit kohë më të gjata pritjeje për një takim dhe afate më të gjata përpunimi.
Përmes procedurës së re ne mund ta përpunojmë më shpejt aplikimin tuaj, për t’ua përcjellë më pas atë autoriteteve kompetente në Gjermani.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën