Shqipëria
Ambasada Gjermane ndihmon familjet në Shqipëri
Në këtë kohë pandemie, Ambasada Gjermane u ka shpërndarë ndihma disa familjeve në nevojë, si ushqime dhe gjëra parsore për higjenë, përcjell albinfo.ch.
Postimi i plotë i Ambasadës Gjermane.
Së bashku kundër Corona Virusit: Shumë njerëz janë veçanërisht të goditur nga kriza e Coronas në Shqipëri. Ne dëshirojmë të ofrojmë ndihmë në raste urgjente. Ambasada Gjermane do të mbështesë në dy muajt e ardhshëm familjet rome dhe egjiptiane në Tiranë me artikuj ushqimorë dhe higjenë. Blerja dhe shpërndarja e ndimave bëhet nga partneri ynë në këtë projektit ADRA (ADRA Albania).
Ambasadori Peter Zingraf ishte i pranishëm sot gjatë shpërndarjes së ndihmave të para për 35 familje dhe mundi të shihte situatën në vend – në prani të përfaqësuesve të Bashkisë së Tiranës, komunitetit lokal dhe organizatës ADRA. Ndihma urgjente në rajone të tjera të vendit do të nisen gjithashtu me mbështetjen gjermane brenda ditëve të ardhshme.



E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












