Shqiperia

Ambasada gjermane: Korrupsioni s’ka vend në shoqëritë tona

“Korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona”. Ky është mesazhi i ambasadës së Gjermanisë në Tiranë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Përmes postimi në rrjete sociale, ambasada e cilëson korrupsionin si një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në gjithë botën.

“Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Më 9 dhjetor 2003, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Konventën kundër Korrupsionit dhe e shpalli këtë ditë “Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit”.

Korrupsioni është një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në gjithë botën. Prej tij shpërdorohen para publike dhe pengohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe i drejtë ekonomik. Mesazhi ynë është i qartë: Korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona”, shkruan Ambasada gjermane.