Zhvillim
Ambasada gjermane e impresionuar me Vllaznim Xhihën
Ambasadorja Angelika Viets ka thënë se shpresojnë të shohim më shumë njerëz si Vllaznim Xhiha, i cili konkretisht me punë ka treguar se si Kosova mund të bëhet vend më i mirë
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë është e fascinuar me biznesmenin kosovar, Vllaznim Xhiha, shkruan albinfo.ch.
Qasja e tij inovative me projektin e implementuar në Gjakovë “Bonevet”, ku të rinjve ju mundësua që të mësojnë projektimet dhe programimet për modelime në 3D, ka fascinuar ambasadën gjermane.
“Të rinjtë na kanë fascinuar me prototipet, idetë dhe punimet e tyre kreative”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.
Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets ka thënë se shpresojnë të shohim më shumë njerëz si Vllaznim Xhiha, i cili konkretisht me punë ka treguar se si Kosova mund të bëhet vend më i mirë.
Vllaznim Xhiha është biznesmen me prejardhje nga Gjakova. Është themelues i EYE (Inkurajimi i Sipërmarrësve të Rinj), një kompani me bazë në Kosovë, për të mbështetur ndërmarrësit e rinj në ngritjen e kompanive të reja dhe të suksesshme, duke u mësuar atyre aftësitë si të menduarit kritik, zgjidhjen e problemeve dhe të komunikimit.
Xhiha është bashkë-themelues i kompanisë me bazë në Zvicër ‘Newave Energy’ dhe ishte CEO i saj nga 1993-2010.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik