Lajme
Ambasada e Zvicrës në Vjenë ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët zviceranë
Njoftimi u referohet shtetasve zviceranë që udhëtojnë drejt shteteve ballkanike dhe që kanë pasaportë të skaduar
Me anë të një letre dërguar redaksisë së albinfo.ch, Ambasada e Zvicrës në Vjenë ka njoftuar të gjithë shtetasit zviceranë që udhëtojnë për në shtetet e Ballkanit dhe të cilët gjatë udhëtimit konstatojnë se u ka skaduar afati i pasaportës zvicerane, duhet të drejtohen në Ambasadën e Zvicrës në Vjenë, e cila është pika më e afërt që ka edhe shërbimin konsullor.
Ndryshe ata duhet të kthehen në Zvicër për të t’u pajisur me një pasaportë emergjente (Notpass).
“Qendra rajonale konsullore e Ambasadës Zvicerane në Vjenë është përgjegjëse për 8 shtete, përfshirë edhe Kroacinë. Kjo qendër çdo verë përballet gjithmonë me të njëjtin problem”, thuhet në letrën e ambasadës, shkruan albinfo.ch.
“Shumë qytetarë zviceranë kalojnë pushimet e tyre në Ballkan, duke udhëtuar përmes Kroacisë. Ata nisin udhëtimin me gjithë familjen me makinë, por ndonjëherë udhëtojnë me dokumente identiteti zvicerane që nuk janë më të vlefshme. Si rezultat, ata lejohen të hyjnë në Kroaci, por gjatë daljes nga Kroacia apo kur udhëtojnë për në ndonjë shtet tjetër, atyre u kërkohet të kenë një dokument të vlefshëm udhëtimi për vazhdimin e udhëtimit. Si rezultat, ata duhet të kërkojnë një pasaportë urgjente zvicerane”, thuhet më tej në letër.
Meqenëse Ambasada e Zvicrës në Zagreb nuk lëshon pasaporta, personat me leje kalimi nga qendra rajonale në Vjenë duhet të drejtohen në qendrën rajonale konsullore të Ambasadës Zvicerane në Vjenë ose duhet të kthehen në Zvicër për t’u pajisur me një pasaportë emergjente (Notpass).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ Nën moton „Mërgata në shërbim të Kombit dhe të Fesë“, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër, më...
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
Jeta në Zvicër
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë Në disa rajone të Zvicrës këtë javë po bie borë. Ultësirat alpine janë veçanërisht të prekura,...
-
Studimi zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Rritje e përdorimit të antibiotikëve në Zvicër
-
Si të merrni bileta të lira të skive?
-
Si do të ndikojë tek ju mbyllja e ardhshme e stacioneve të trenit të Gjenevës?