Maqedonia

Ambasada e Zvicrës ndihmon me dy projekte të reja në Gostivar

Këshilltari rajonal për ujë dhe menaxhim me mbetjet pranë Ambasadës së Zvicrës në Maqedoni, Cliff Hammer, i shoqëruar nga Bujar Ibishi dhe Stanisllava Dodeva, kishte një takim pune me kryetarin e komunës së Gostivarit, Dr. Arben Taravari.

Me këtë rast, ai njoftoi kryetarin e komunës së Gostivarit për dy projektet e reja të cilat së shpejti duhet të fillojnë të implementohen dhe të cilat financohen nga qeveria zvicerane, shkruajnë mediat shqiptare të Maqedonisë.

Menaxhimi rajonal me mbeturinat është projekti i financuar nga ambasada zvicerane në bashkëpunim me Rajonin Planor të Pollogut. Projekti tjetër, është Plani për mbrojtje nga vërshimet që do të implementohet nga UNDP, ndërsa po ashtu do të financohet nga ambasada zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Me miratimin e këtij plani, Gostivari do të jetë komuna e parë në Maqedoni me plan për mbrojtje preventive nga vërshimet.