Shqipëria
Ambasada Zvicerane: Ndikimi i pandemisë në biznes, shqetësues
Ambasada e Zvicrës në Shqipëri, përmes një publikimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur rezultatet paraprake të një ankete që po zhvillohet me bizneset, pasi një pjesë e bizneseve të vogla dhe të mesme në Shqipëri janë të shqetësuara për ndikimin që do të ketë situata e krijuar nga pandemia në aktivitetin e tyre.
Sipas rezultateve të deritanishme, 73% e bizneseve thonë se kjo situatë do të ndikojë negativisht, për vetëm 1% të bizneseve situata e pandemisë nuk ka ndikuar në shërbimet e tyre, ndërsa 43% të kompanive në Shqipëri po vazhdojnë aktivitetin e tyre pjesërisht.
Ky anketim, i zhvilluar nga Këshilli i Investimeve Shqipëri dhe i financuar nga Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështje Ekonomike SECO, ka si qëllim mbledhjen e evidencave në lidhje me efektet e mundshme të pandemisë COVID-19 në klimën e biznesit shqiptar dhe minimizimin e efekteve negative.
Afati për plotësimin e këtij pyetësori është deri më 3 maj, rezultatet e tij do t’i paraqiten qeverisë shqiptare, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












