Shqipëria

Ambasada e Turqisë në Tiranë njofton mbi masat e reja të hyrjes në shtetin e tyre

Ambasada e Turqisë në Tiranë ka njoftuar për masat e reja që ka ndërmarrë shteti i tyre për shtetas të huaj për të luftuar pandeminë, shkruan albinfo.ch.

Njëra ndër rregullat është matja e temperaturës dhe në rast të ndonjë dyshimi, të dërgohen në karantinim dhe të testohen.

Njoftimi i plotë:

Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë njofton mbi masat e reja lidhur me hyrjen dhe udhëtimin në Turqi të shtetasve të huaj gjatë situatës së pandemisë, si më poshtë:

– Kompanitë ajrore civile do të vazhdojnë në zbatojnë masat parandaluese gjatë fluturimeve dhe në aeroporte. Shtetasit e huaj do të plotësojnë një formular sapo të hyjnë në Turqi dhe do të pajisen me informacione rreth Covid-19;
– Menjëherë pas hyrjes në Turqi, shtetasit e huaj do të testohen për temperaturën dhe nëse është e nevojshme, do të karantinohen dhe dërgohen në spital për teste të mëtejshme. Nëse një shtetas rezulton pozitiv, edhe pasagjerët e tjerë do të kontaktohen për të kryer një sërë procedurash;
– Mjetet e transportit me targa të huaja dhe me shtetas të huaj do të lejohen të shkojnë deri në destinacion, por nuk u lejohet të marrin pasagjerë të rinj pas ardhjes së tyre në kufijtë e Turqisë;
– Shtetasit e huaj të moshës mbi 65 vjeç nuk do të kenë nevojë të marrin një dokument për Leje Udhëtimi, për udhëtimet e tyre brenda Turqisë./ albinfo.ch