Shqipëria
Ambasada e Shqipërisë në Bernë: Të festojmë së bashku Pavarësisë se Shqipërisë
Ambasada e Shqipërisë në Bernë u është drejtuar bashkatdhetarëve të Zvicrës kudo që ndodhen me urimet më të mira për Festën e Pavarësisë së Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
“Sot ne festojmë së bashku Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, festën kombëtare, 28 Nëntorin, dita në të cilën themeluesi i shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali, ngriti Flamurin Kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e vendit 111 vjet më parë”.
Kjo ditë e shënuar për të gjithë ne ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar.
Ne u jemi mirënjohës gjithë atyre shqiptarëve patriotë për kontributin e tyre për liri dhe pavarësi, si dhe popujve dhe kombeve që mbështetën dhe përkrahën përpjekjet tona.
Ambasada e RSH-së në Bernë u shpreh mirënjohjen gjithashtu të gjithë shqiptarëve në Zvicër për kontributin e tyre për një imazh të një Shqipërie me vlera historike, kulturore, turistike, dhe me dëshirën që këto festa, të na shërbejnë si nxitje edhe më shumë për të përbashkuar tërë potencialin tonë mendor dhe veprues, me një dëshirë, një qëllim dhe nën një betim të një Shqipërie të integruar vizionare drejt një Evrope të bashkuar.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026