Lajme

Ambasada e Shqipërisë në Berlin falënderon diasporën për dhurimin e 5 mijë testeve për Covid

Ambasada e Republikës së Shqipëris në Berlin ka shpehur mirënjohje të thellë për tre kompanitë e Diasporës në Gjermani që dhuruan për Shqipërinë 5 mijë teste për Covid19, shkruan albinfo.ch.

Ndihmë e çmuar e ofruar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e cila u soll në Tiranë në bashkëpunim edhe me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare, nga:

Lazim Destani i kompanisë “Ecolog International” si dhe President Nderi i kësaj Dhome, Nazmi Viqa i kompanisë “Abbruch AWR” dhe Remzi Ejupi nga kompania “Eurokoha”.

Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u dorëzuan ditë më pare 5 mijë teste COVID-19, të dhuruara për Shqipërinë nga tre biznesmenë të diasporës shqiptare. Me moton “Së bashku të mbështesim Shqipërinë në luftën kundër COVID-19”, donacioni i sjellë në Tiranë në bashkëpunim dhe me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. /Albinfo.ch.