Kosova

Ambasada e SHBA-së, donacion për Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës ka pranuar donacion nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Te Policia e Kosovës u transferua një automjet dhe pajisje të përdorura nga fusha e teknologjisë informative, si kompjuterë, printerë dhe skanerë.

Ky donacion i automjetit të përdorur dhe pajisjeve të përdorura ka për synim të ndihmojë Policinë e Kosovës në përmirësimin e kushteve të punës, duke mundësuar kryerjen me efikasitet të punëve të përditshme.

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj, falënderon Ambasadën e SHBA-së, për përkrahjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/3478550428872135