Lajme

Ambasada e Kosovës në Vjenë: Pritje festive për 16-vjetorin e Pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Vjenë organizoi event festiv për përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës

Bëhet e ditur se Ambasada e Kosovës në Vjenë mbrëmë organizoi event festiv për përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës, me shumë mysafirë, shkruan albinfo.at.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Me pjesëmarrjen e Donika Gërvalla Schwarz, zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pastaj zyrtarë nga Ministria për punë të Jashtme e Austrisë, ambasadorë dhe diplomatë të vendeve mike të akredituar në Austri, përfaqësues nga diaspora dhe personalitete të tjera, nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, u shënua përvjetori i 16-të i Pavarësisë së Kosovës në Vjenë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në këtë mbrëmje nuk mungoi edhe miku i shqiptarëve, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Mbrëmjen edhe me festive e bëri pjesëmarrja dhe performanca nga orkestra frymore e FSK-së. /Albinfo.at

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm