Kosova
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim të rëndësishëm
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar qytetarët e saj që do të udhëtojnë drejt Kosovës dhe ata që do të kthehen se nga 13 shtatori për katër ditë do t`ju zvogëlohen ditët e karantimit, pra nga 14 ditë sa ishin, tani vetëm 10 ditë duhet të qëndrojnë në karantinë, përcjellë albinfo.ch.
Sipas këtij njoftimi, Kosova vazhdon të jetë në listën e vendeve me rrezikë të përpiluar nga Sllovenia.
Ky është njoftimi i plotë:
Duke u bazuar në vendimet e Institucioneve të Republikës së Sllovenisë, Republika e Kosovës është ndër vendet që vazhdon të jetë në listën e kuqe të shteteve sa i takon situatës epidemiologjike rreth Covid-19, që do të thotë se të gjithë personat që vijnë nga Kosova në Slloveni, duhet t’i nënshtrohen një karantine të obliguar (vetizolimi).
Por, sipas vendimit të fundit të Qeverisë Sllovene, nga data 13 shtator 2020, periudha e vetizolimit do të jetë 10 ditë e jo më 14 ditë.
Ky ndryshim hyn në fuqi të dielën më 13 shtator 2020 në mesnatë dhe të gjitha vendimet e karantinës (vetizolimit) të lëshuara para 13 shtatorit zgjasin për 14 ditë dhe nuk shkurtohen.
Për kalim transit, është paraparë që territori i Sllovenisë duhet të lëshohet brenda 12 orësh.
Informacione më të detajuara mund të gjeni në faqen zyrtare të Qeverisë së Sllovenisë:
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca