Lajme

Ambasada e Kosovës në Francë del me njoftim për kosovarët që jetojnë atje

Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris ka njoftuar qytetarët me qëndrim në Francë se do të rifillojë me ofrimin e shërbimeve konsullore nga data 18.02.2021.

Po ashtu në njoftim thuhet se këto shërbime do ofrohen duke zbatuar me rigorozitet masat anti-COVID19.

Në këtë aspekt, luten të gjithë qytetarët të cilët marrin termine për shërbime konsullore që të ju përmbahen rregullave të përgjithshme të vendosura nga qeveria e Francës si dhe të paraqiten në lokalet e Ambasadës vetëm ata persona që do të marrin shërbime