Gjuha
Ambasada e Kosovës në Bernë uron festën e Kurban Bajramit
Urojmë që fryma dhe përkushtimi i juaj, të bëhet qëllim për të shtuar dashurinë dhe manifestuar tolerancën dhe rritë edhe më shumë ndihmën dhe solidaritetin brenda komunitetit
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë u ka uruar të gjithë besimtarëve të fesë islame, festën e Kurban Bajramit, që është të martën (nesër).
Urimi i plotë
Në emër të Ambasadës të Republikës së Kosovës në Bernë, dhe në emrin tim, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës besimtarëve të fesë islame, që jetojnë dhe veprojnë në Konfederatën e Zvicrës dhe në Principatën e Lihtenshtajnit, u shpreh urimet më të mira për Festën e Kurban Bajramit.
Urojmë që fryma dhe përkushtimi i juaj, të bëhet qëllim për të shtuar dashurinë dhe manifestuar tolerancën dhe rritë edhe më shumë ndihmën dhe solidaritetin brenda komunitetit, aty ku jetoni dhe veproni, duke menduar dhe vepruar edhe për të mirën e Shtetit të Kosovës, i cili është një shembull i lartë reference ndërkombëtare i harmonisë midis njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike dhe fetare.
Urime dhe gëzuar festën e Kurban Bajramit!
Paçi shëndet, begati, solidaritet e mirëqenie në familjet tuaja!
Gëzuar!
Nazane Breca
Ambasadore
Të ngjashme
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025