Feja
Ambasada e Kosovës në Bernë ua uron besimtarëve Bajramin
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë, besimtarëve myslimanë të Kosovës në Konfederatën e Zvicrës dhe Principatën e Liechtenstein-it, për Festën e Bajramit e Kurban Bajramit, u shpreh urimet më të mira, të bindur se gjatë ditëve të kësaj feste do të kaloni çaste të lumtura në familje, me të afërm dhe njerëzit që u rrethojnë, duke e rritur dhe klultivuar edhe më shumë respekti për njëri-tjetrin.
Kurban Bajrami është një festë e shenjtë, ku përmes mënyrave konkrete shprehen veprimet dhe aktet e ndihmës, solidaritetit dhe sakrificës, duke dhuruar për më të dobtit, për më të varfërit, thuhet në një shkresë urimi të dërguar nga Ambasada.
Përgëzojmë dhe urojmë që fryma e kultivimit të solidaritetit dhe sakrificës të jetë përkushtim i juaj i madh, që bashkon njerëzit dhe shton dashurinë mes tyre, duke manifestuar me besim të plotë, tolerancë e mirëkuptim brenda vetes dhe me të tjerët, për të mirën e vetvetes, të shoqërisë aty ku jetoni dhe veproni si dhe të Shtetit të Kosovës – një shtet shembull përparimi dhe harmonie midis njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike dhe fetare, thuhet në urimin e dërguar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero” Në Zvicër ka pak trafik që nga pasditja e së enjtes: bora ka shkaktuar aksidente të...
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve