© 2017 ALBINFO:CH
Diaspora dhe pavarësia: mes shpresave dhe iluzioneve
Ambasada e Kosovës në Bernë, pritje solemne për 17 Shkurtin
Në një atmosferë festive në Bernë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, ka organizuar pritjen tradicionale me rastin e ditës së pavarësisë të shtetit të Kosovës, 17 Shkurtit.
Në fjalimin e saj, ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, Nazane Breca, ka folur për të arriturat dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar shteti më i ri në Evropë.
Diplomatja kosovare ka treguar se që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008 e deri me sot, Republika e Kosovës është njohur nga 113 shtete anëtare të OKB-së dhe është anëtarësuar në afër 60 organizata të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe dy agjenci të specializuara të OKB-së.
“Duke u konsoliduar ndërkombëtarisht si shtet sovran, Kosova sot është bërë një faktor i rëndësishëm paqeje e stabiliteti në rajon”, ka thënë Nazane Breca.
“Në aspektin e sigurisë Republika e Kosovës është pozicionuar qartë për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë. Kjo ndodhë pikërisht për arsyen që edhe vet pavarësia jonë është përmbyllja e një procesi të dhunshëm dhe të përgjakshëm, me plotë sakrifica dhe me humbje të mëdha për popullin tonë”, thotë më tutje në këtë solemnitet Breca.
“Si popull jemi shumë të vetëdijshëm që rruga e vërtetë e përparimit është rruga e pajtimit mes popujve. Kjo nuk nënkupton se duhet harruar të kaluarën, por do të thotë se duhet të angazhohemi dhe të punojmë me përkushtim që kohë të tilla mos të përsëriten më”, tha ambasadorja kosovare duke falënderuar posaçërisht qeverinë dhe popullin zviceran për çdo ndihmë që i ka ofruar vendit të saj.
“Zvicra dikur hapi dyert për të ofruar strehim për popullin tonë të përndjekur, ndërsa sot në këtë shtet kemi një diasporë të mrekullueshme e cila ka arritur të integrohet dhe të bëhet pjesë e respektuar e shoqërisë zvicerane”, thekson Breca
“Shteti i Zvicrës edhe sot vazhdon të na ofrojë mbështetje në ngritjen e kapaciteteve tona në fusha të ndryshme dhe është eipërkushtuar për paqe dhe siguri në rajon. Këtë e dëshmon edhe prezenca e ushtarëve zviceranë me misionin SWISSCOY në kuadër të trupave paqeruajtëse të NATO-s në vendin tonë”, thotë në këtë fjalim solemn ambasadorja e Kosovës në Bernë.
Ajo ka shfrytëzuar praninë e diplomatëve të vendeve që nuk e kanë pranuar Kosovën, t’iu bëjë thirrje që ta pranojnë vendin e saj.
“Republika e Kosovës ka nevojë edhe më tej për njohje të reja, prandaj po e shfrytëzoj këtë rast për t’ju bërë thirrje të gjitha atyre shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, që në një të ardhme të afërt ta bëjnë këtë, sepse e ardhmja jonë është në mesin tuaj.”
Në fund ajo ka falënderuar bashkatdhetarë për kontributin që kanë dhënë në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar shteti i Kosovës.
Në këtë pritje solemne të Ambasadës së Kosovës në Zvicër, ka marrë pjesë edhe ambasadorë dhe diplomatë të tjerë të akredituar në Bernë si dhe përfaqësues të institucioneve zvicerane.
Si zakonisht, në pritje kanë marrë pjesë edhe mjaft bashkatdhetarë me qëndrim në Zvicër, përfaqësues shoqatash, bashkësish fetare e biznesesh dhe miq zviceranë të komunitetit shqiptar.
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026
-
Një trend Tiktok që shkakton probleme te të rinjtë
-
Uber shënon rekorde të udhëtimeve në Zvicër në vitin 2024
-
Rritje e çmimeve për shtëpitë e dyta në Alpet zvicerane