Lajme
Ambasada e Kosovës në Austri nuk lëshon dokumente
Nën arsyetimin se nuk po funksionon sistemi, Ambasada e Kosovës në Vjenë tash e tetë ditë nuk lëshon dokumente. Një gjë të tillë e ka denoncuar një qytetarë në Gazetën Express.
Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konfirmon se shërbimi konsullor në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri në javën e fundit është përballur me probleme teknike, përcjellë albinfo.ch.
“Shërbimi Konsullor në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, në javën e fundit është përballur me disa probleme teknike në sistemin e aplikimeve për pasaporta dhe letërnjoftime, për evitimin e të cilit është duke u punuar intenisivisht nga ekipet përgjegjëse. Problemi që lidhet me një pajisje harduerike do të evitohet plotësisht më së largu ditën e nesërme”, tha MPJD për Gazetën Express.
Tutje, sqarohet se sistemi për lëshimin e dokumenteve personale menaxhohet e mirëmbahet nga Ministria e Punëve të Brendshme që sipas MPJD po punohet për të kthyer sistemin.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit