E-Diaspora
Ambasada e Kosovës në Austri kremtoi 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Për nder të 11-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Austri të hënën, ka organizuar një ceremoni festive
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri organizoi pritje solemne për nder të njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Të pranishëm në këtë festë ishin përfaqësues të shumtë të institucioneve austriake, të korit diplomatik, përfaqësues të bizneseve dhe shoqatave shqiptare, miq të shumtë austriak si dhe bashkatdhetarë dhe studentë nga gjitha trojet shqiptare.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Sami Ukelli, duke iu uruar mirëseardhje të pranishmëve foli për marrëdhëniet e shkëlqyera që ka shteti i Kosovës me Austrinë.
Ai me tej përmendi edhe për vizitat e zyrtareve më lartë të dy shteteve që kanë bërë për gjatë vitit në Kosovë dhe Austri, me theks të veçantë vizita e kancelarit austriak në Kosovë, Sebastian Kurz. Ambasadori Ukelli gjithashtu falënderoi edhe punën e ushtarëve të kontingjentit austriak në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Pas fjalimit të tij në gjuhën angleze dhe gjermane, Ambasadori Ukelli ju drejtua bashkëkombësve tanë edhe në gjuhën shqipe: “Të nderuar zonja dhe zotërinj, bashkatdhetar dhe bashkëkombës, ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë njëmbëdhjetë vjetor të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe uroj që çdo vit të dekadës së dytë të kemi suksese dhe arsye të forta të festojmë për shtetin e ri. Kontributi për liri, pavarësi dhe demokraci i shumë dëshmorëve të rënë do të jetë përjetë në kujtesën e popullit tonë si sakrificë më sublime deri në krijimin e shtetit të Kosovës. Kontribut të veçantë për këto ditë që po i gëzojmë ka dhënë dhe po jep akoma diaspora shqiptare. Me angazhimin, suksesin dhe integrimin tuaj në vendet ku jetoni, ju jeni një urë lidhëse dhe pasqyroni më të drejtë imazhin e vendit tonë dhe vlerat e mirëfillta të popullit tonë. Të gjithë jemi të vetishëm se për njëmbëdhjetë vjet është vështirë që të konsolidohet shteti dhe nëpër sfidat nëpër të cilat po kalon. Por të jesh shteti më i ri në Evropë, nuk është edhe avantazh, por është rrugë e mundimshme që kërkon durim dhe angazhim të shtuar të të gjithë neve për një të ardhme më të mirë për të gjithë mbesat dhe nipërit tanë”, ka thënë Ambasadori Ukelli, raporton “albinfo.ch”.
Më pas, më një fjalë rasti foli edhe deputeti austriak në Parlamentin Evropian dhe njëherësh Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë i cili theksoi për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Austrisë si dhe për sfidat nëpër të cilat po kalon shteti i Kosovës. Eurodeputeti Mandl më tutje u ndal edhe për vizionin që një “Silicon Valley of Europe” mund të jetë në Evropën Juglindore, veçanërisht në Kosovë. “Në Kosovë ka shumë të rinj që janë më shkolla të lartë në arkitekturën e softuerit, programimin dhe shërbimet dixhitale. Tashmë sot, ata bashkëpunojnë me sukses me kompanitë në Austri dhe në të gjithë Evropën. Vizione të tilla për të ardhmen janë të rëndësishme në mënyrë që puna të mos jetë vetëm për problemet në rajon”, ka thënë Eurodeputeti Mandl, duke falënderuar ambasadorin Ukelli dhe gjithë kosovarët siç ka thënë ai për festën e tyre kombëtare!
Në fund, për të ftuarit ishin përgatitur specialitete ushqimore dhe pije të llojllojshme me produkte shqiptare dhe austriake.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?