Lajme
Ambasada e Kosovës, njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët në Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për ata të cilët po qëndrojnë si vizitorë në Zvicër.
Postimi i plotë në rrjetin social Facebook:
Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët po qëndrojnë si turistë/vizitorë në Zvicër, që për arsye të Covid-19 nuk kanë mundur të udhëtojnë për Kosovë dhe u skadon afati i vizës, luten ta njoftojnë Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, në mënyrë që të bëhet evidentimi i të dhënave të tyre dhe të shihet mundësia e kthimit të organizuar në Kosovë.
Shtetasit kosovarë me banim në kantonet, të cilat i mbulon Ambasada Kosovës në Bernë, luten ta kontaktojnë shërbimin konsullor të Ambasadës dhe t’i dërgojnë kopjen e pasaportës, kopjen e vizës dhe një numër kontaktues në e-mail: [email protected]
Për informacione shtesë luteni të na kontaktoni në numrin emergjent:
+41 77 479 11 86
E-Diaspora
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se deri më 22 dhjetor...
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit Në një vlerësim të publikuar të hënën, Fondi Zviceran i Sigurimit të Aksidenteve (Suva) thekson se...
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane
-
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë
-
Bora krijon kaos në Bernë, pezullohet pjesërisht qarkullimi i autobusëve