Maqedonia
Ambasada e Gjermanisë ndryshon procedurat për dhënien e vizave në Maqedoninë e Veriut
Ambasada e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm do të ndryshojë procedurat për aplikime për viza pranë kësaj ambasade.
Përmes një njoftimi ambasadorja gjermane Anke Holstein tha se qysh nga shkurti Ambasada do të përmirësojë sistemin për caktimin e termineve për të ashtuquajturat viza për Ballkanin Perëndimor, transmeton Albinfo.ch.
“Për shkak të reagimeve tuaja të shumta dhe interesimit ende shumë të madh në aspektin e paraqitjes së aplikimit për vizë, nga shkurti 2022 do të aplikohet çdo muaj një procedurë lotarie. Për këtë qëllim, në shkurt do të hapet për herë të parë një listë e re regjistrimi, e cila do të jetë e hapur vazhdimisht për një periudhë më të gjatë (ndoshta për rreth dy javë). Më pas, në mënyrë të rastësishme, me ndihmën e një gjeneratori nga kompjuteri në një procedurë lotarie, nga të gjitha regjistrimet do të nxirren ata që do t’u jepet termin për mars 2022”, shkruan Holstein.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra