Kosova
Ambasada britanike, e zhgënjyer me Kuvendin e Kosovës
Së fundi, Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë është shprehur e zhgënjyer me mosemërimin komisarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, transmeton albinfo.ch.
“Kemi ndjekur me zhgënjim dështimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të emërojë Komisarin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi më 14 gusht. Procesi transparent dhe meritor, i mbështetur nga projekti ynë i rekrutimit, kishte nxjerrë dy kandidatë të përshtatshëm”.
Sipas Ambasadës, mosemërimi vë në dyshim zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit dhe se dërgon sinjal negativ te profesionistët e pavarur.
”Mosemërimi i asnjërit prej tyre vë në dyshim zotimin e deklaruar të partive politike për të zbatuar Memorandumin e Mirëkuptimit me Ambasadën Britanike, por ç’është më e rëndësishmja, dërgon sinjal negativ për profesionistët e pavarur në Kosovë dhe shpresat e tyre për të kontribuuar në institucionet e Kosovës. Çdo emërim publik do të duhej të merrte parasysh vetëm interesat e vendit dhe të qytetarëve të tij, dhe jo interesin e ngushtë partiak”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor