Kosova

Ambasada amerikane organizoi pritje për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Në vigjilje të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, organizoi pritje në ambasadë, përcjell albinfo.ch.

“Sonte e festuam Festën e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën Amerikane në Prishtinë me një pritje dhe performancë të grupit të Forcave Ajrore Amerikane në Evropë, madje pata rastin të ngjitem pak në skenë! I uroj Kosovës 15 vjet pavarësi”, tha Hovenier.