Shqipëria

Ambasada amerikane del me njoftim për shtetasit shqiptarë

Së fundmi, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka lëshuar një njoftim në lidhje me vizat për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara. përcjell albinfo.ch.

Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale, qytetarët udhëzohen që të mos mbështeten në agjenci për të siguruar viza, pasi kjo mund të ndikojë në refuzimin e aplikimit.

Burimi i vetëm zyrtar për të siguruar vizë është vetë ambasada, ku mund të mbrohen të dhënat dhe të kursehen më shumë para, transmeton TCH,përcjell KosovaPress.

“Mos u mbështetni te një agjenci për të plotësuar saktë aplikimin tuaj. Gabimet mund të çojnë në refuzim të aplikimit dhe dhënia e informacionit të rremë mund të pengojë udhëtimin tuaj në të ardhmen. Mbroni veten dhe të dhënat tuaja, ndërsa kurseni para: shmangni agjentin e vizave dhe aplikoni vetë online për një vizë amerikane. Mos harroni, Ambasada e SHBA-së në Tiranë është i vetmi burim zyrtar i informacionit për vizat e SHBA-së në Shqipëri, dhe ne e ofrojmë këtë shërbim falas.”