Lajme
‘Amazon’ dhe ‘Apple’ gjobiten me 200 milionë euro
Autoriteti Italian i Konkurrencës ka gjobitur gjigantët amerikanë të teknologjisë Amazon dhe Apple me një total prej më shumë se 200 milionë eurosh për bashkëpunim të dyshuar kundër konkurrencës së drejtë në shitjen e produkteve Apple dhe Beats.
Sipas autoritetit mbikëqyrës, dispozitat kontraktuale të një marrëveshjeje të vitit 2018 midis kompanive nënkuptonin se vetëm shitësit e përzgjedhur lejoheshin të shisnin produktet e Apple dhe Beats në Amazon.it, duke shtuar se kjo ishte në kundërshtim me rregullat e Bashkimit Evropian dhe ndikonte në konkurrencën e çmimeve.
Si Apple, ashtu edhe Amazon thanë se planifikojnë të apelojnë vendimin.
Autoriteti vendosi një gjobë prej 68.7 milionë eurosh për Amazon dhe 134.5 milionë euro për Apple, duke urdhëruar kompanitë që t’u japin fund kufizimeve për t’u dhënë shitësve me pakicë të produkteve origjinale Apple dhe Beats akses në Amazon.it në një mënyrë jodiskriminuese.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













