Muzikë

Amaneti që la diva e muzikës së mirëfilltë shqiptare, Nexhmije Pagarusha

Amaneti i legjendës së muzikës shqipe ka qenë që të varroset në vendlindjen e saj, në fshatin Pagarushë të Malishevës

Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, ndërroi jetë sot në moshën 86-vjeçare.

Legjenda e këngës shqiptare u lind më 7 maj të 1933 në Pagarushë.

Ajo njihet si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.

Trupi i pajetë i këngëtares Nexhmije Pagarusha është nxjerrë nga banesa e saj për t’u dërguar në morg, raporton T7.

Po ashtu, familjarë të saj kanë treguar se “Bilbili i Kosovës” ka kërkuar që kur të vdesë, të varroset me ceremoni private, pa përcjellje të mediave.

Amaneti i legjendës së muzikës shqipe ka qenë edhe që të varroset në vendlindjen e saj, në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Thuhet se nesër do të mbahet mbledhja komemorative, e më pas do të bëhet edhe varrimi i saj.

Pagarusha vdiq sot në moshën 86-vjeçare.

Ajo ka lënë pas hite si “Baresha”, “E dehun jam”, “Sytë për ty i kam të njomë” e shumë të tjera. /Albinfo.ch.