Sporte Luftarake
Altin Zogaj, boksieri që po e ndërton karrierën në Gjermani
E la futbollin shkaku i obligimeve personale, por, më pas, falë të vëllait Milotit, i cili po ashtu është boksier, jeta e një futbollisti, mori rrugëtim tjetër
Boksieri i peshave gjysmë të rënda deri në 79.4 kg, Altin Zogaj, jeton në Stuttgart të Gjermanisë dhe synon ta arrijë suksesin e titullit të Gjermanisë, të Evropës dhe të Botës.
25-vjeçari i është kyçur boksit profesionist dhe deri tani ka zhvilluar tri meçe.
I ka fituar që të tria, dy prej tyre me nokaut. Para çdo lufte, ai, në prapavijë, e ka këngën “Marshi i UÇK-së”, e cila i jep zemër edhe më shumë.
Por, fillimi i karrierës së tij në boks është i veçantë, pasi në të kaluarën Zogaj ishte pjesë e sportit më të popullarizuar në botë, futbollit, ku nuk pati karrierë të gjatë.
E la futbollin shkaku i obligimeve personale, por, më pas, falë të vëllait Milotit, i cili po ashtu është boksier, jeta e një futbollisti, mori rrugëtim tjetër, raporton KT V.
Në boksin amator boksoi deri në maj të këtij viti, në kategorinë e mesme, gjysmë të rëndë dhe të rëndë. Boksin amator me atë profesionist e krahason me sprintin dhe maratonën në atletikë, përcjell albinfo.ch.
Ai thotë se duhet punë dhe disiplinë më e madhe në boksin profesionist, pasi edhe kundërshtarët janë shumë më të fortë.
Si model për t’u përcjellë i ka vëllezërit Klitschko.
Në luftën e fundit, më tre nëntor, në Wangen të Gjermanisë, Zogaj përballë e pati boksierin hungarez Istvan Zeller, boksier ky që kishte 38 fitore në boksin profesionist.
Meçin e radhës, djaloshi nga Drenasi, pritet ta ketë në dhjetor, por kundërshtari ende nuk është bërë i ditur.
E-Diaspora
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur "Si fëmijë të migrantëve nga Kosova, ne u përballëm herët me pyetjen se çfarë do të...
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV Fakti që obeziteti në thelb është i trajtueshëm nuk e përjashton automatikisht një pension...
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”