Opinione
Alternativa e vetme në NATO dhe Bashkimin Europian
Rruga jonë e përbashkët, ideali jonë shekullor për barazi dhe integrim, ecin me hapa të sigurt drejt realizimit të plotë.
Maqedonia, që nga viti 2005 është kandidate për anëtarësim në BE dhe në NATO, mirëpo, që nga viti 2008 është e bllokuar nga Greqia, edhe atë duke iu falënderuar një politike të gabuar 11-vjeçare.
Me humbjen e pushtetit nga ana e VMRO-së dhe marrjen e pushtetit, nga ana e LSDM-BDI, kryeministri Zoran Zaev, nuk ka shumë kohë për të humbur dhe për t’u marrë me vetveten.
Maqedonia nuk mundet të vazhdojë rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, pa u ulur dhe bërë marrëveshje të pastër në interes të përbashkët mes Maqedonisë dhe Greqisë. Nëse dëshirojmë të anëtarsohemi në BE dhe NATO kjo është rruga e vetme, që kalon përmes Greqisë. Inkuadrimi në NATO dhe BE i shuan orekset e gjithë atyre, që janë vënë në shërbim të shërbimeve të huaja dhe që e dëmtojnë interesin e përgjithshëm të Maqedonisë dhe punojnë e propagandojnë në atë se, nuk ka asgjë nga kjo marrëveshje e më pas edhe nga inkuadrimi në NATO dhe BE dhe nuk i sjellë asnjë dobi këtij populli dhe vet shtetit të Maqedonisë.
Maqedonia në korrik ka marrë ftesën për NATO dhe ka filluar bisedat finale për anëtarësim dhe kjo ka gjasa qe, shumë shpejtë të realizohet, nëse referendumi kalon me sukses. Gjithashtu në BE është vendosur që, në qershor të vitit 2019 të fillojnë negociatat finale dhe të caktojnë datën, gjegjësisht vitin për anëtarësimin e vendit në BE.
Ky është një rast dhe shans e veçantë dhe e papërsëritshme, që zgjate që, nga pavarësia e Maqedonisë e deri me sot, për ta rrumbullakësuar dhe mbyllur çështjen e emrit. Në këto procese zhvillimore, të gjithë duhet të japin maksimumin në kontributin e tyre në Maqedoni dhe në Diasporë dhe ti thonë me të madhe “PO” Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, “Po” për NATO dhe Bashkësinë Evropiane. Për një perspektivë të re në familjen e përbashkët evropiane. Për një perspektivë të re për rininë dhe gjithë popullatën e vendit. Duhet ti thuhet jo politikave dhe partive politike si dhe shoqatave me një (individ), që duan të bëjnë amulli në popullatë, se nuk është koha e duhur për referendum.
Alternativë dhe rrugë tjetër nuk ka, prandaj kjo punë është shumë e pastër dhe pa dilema, se cilën rrugë duhet ta zgjedhim përpos NATO-s dhe BE.
Nuk ka shumë kohë për të humbur dhe për ta mashtruar popullin, se ka edhe rrugë tjera. Jo gjithë rrugët tjera janë për t’u marrë me vetveten dhe për të numëruar në vend, siç kemi numëruar 27 vite pa asnjë perspektivë.
Por, një gjë duhet ta dijë çdokush që mendon me kokën e vet, se në këto zhvillime të përgjithshme gjeostrategjike dhe gjeopolitike në Ballkan dhe më gjerë nëse themi jo në referendum, në mulli te kujt e drejtojmë ujin. Arsyet dhe pakënaqësitë i ndjej si çdokush tjetër, as më pak e as, më shumë, por, në asnjë mënyrë dhe me asnjë argument të shëndoshë, nuk munden të më bindin për të bojkotuar referendumin dhe për të penguar hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe BE.
Kësaj marrëveshje i qëndron mbrapa Uashingtoni dhe Brukseli. Të gjithë ata që mendojnë ndryshe, kokën e kanë të kthyer via Beograd – Moskë.
Anëtarësimi në NATO dhe BE luan rolin kyç për ngritjen e ekonomisë së vendit dhe stabilitetin rajonal dhe me këtë, ngritet interesi i kompanive të huaja për investime në vend.
Vlerat demokratike euro-perëndimore dhe perspektiva euroatlantike kanë qenë janë dhe duhet të mbeten gjithmonë synim dhe përcaktim i vetëm i veprimit dhe përkrahjes politike të vendit.
Një ditë pasi të inkuadrohemi në NATO dhe BE duhet të organizohemi të gjithë së bashku për bojkot të vlerave të dëmshme të qeverive të kaluara dhe shoqatave, që kanë nga një (individ), të cilët manipulojnë me vlerat e BE dhe të NATO-së, gjoja nuk ka vlera të mirëfillta demokratike në këto dy familje të mëdha.
Dr. Halim Hyda, ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Maqedonisë në Zvicër
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra