Kosova
Alpinistja Uta Ibrahimi bën thirrje për ta pastruar planetin
Kosova do të drejtojë Fushatën Globale për Pastrimin e Botës (World Cleanup Day), përcjell albinfo.ch.
Kosova po ashtu u shpall vend model për organizimin e fushatës nacionale “Ta pastrojmë Kosovën” nga organizata “Let’s do it Kosova”.
Tashmë, “Let’s do it Kosova” ka lansuar edhe videon për fushatën “World Cleanup Day”, protagoniste e së cilës është alpinistja Uta Ibrahimi. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që më 21 shtator të dalin dhe ta pastrojnë ambientin.
“Unë jam Uta Ibrahimi, alpiniste, dhe i kam ngjitur katër majat më të larta në botë. Unë jam krenare që vij nga Kosova, një vend i vogël që po udhëheq një fushatë kaq të madhe të pastrimit. Ju ftoj të gjithëve, që më 21 shtator të më bashkoheni mua dhe të gjithë të tjerëve për të pastruar planetin tonë”, thotë Ibrahimi, përcjell albinfo.ch.
Video: https://www.facebook.com/letsdoitkosovo/videos/341930013189814/
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












