Portrete të firmave
“Alpha & Partner Vermögensmanagement GmbH” ju këshillon si të menaxhoni pasurinë
Investimet e tyre më të suksesshme deri më sot kanë qenë në aksionet e Meta dhe Nvidia. Në fushën e financimit, kjo kompani bashkëpunon me bankat më të mëdha në Austri, si: “Bank Austria”, “Raiffeisen Bank” dhe “BAWAG”
“Alpha & Partner Vermögensmanagement GmbH” është emër i njohur në Austri kur flitet për financat dhe investimet. Kompania u themelua nga Selmon Binakaj dhe Viola Ramani, dy profesionistë me përvojë të gjatë në fushën e financave dhe menaxhimit të pasurisë. Historia e tyre personale dhe e kompanisë tregon rrugën e tyre drejt suksesit dhe impaktit pozitiv në komunitetin financiar të Austrisë.
Themelimi i Alpha & Partner
Selmon Binakaj, lindur në gusht të vitit 1989 në Deçan, Kosovë, nisi rrugën e tij akademike në Prishtinë, ku filloi studimet për Ekonomi dhe Menaxhim. Në vitin 2015 ai vendosi të shpërngulej në Vjenë për të krijuar një jetë të re dhe për të ndjekur karrierën në botën e financave. Në vitin 2020, gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19 ai themeloi kompaninë e tij, Alpha & Partner, duke e bërë atë një realitet që ka ndihmuar shumë investitorë të fitojnë dhe të rriten.
Viola Ramani, e lindur në Vjenë, rrugëtimin e saj profesional e nisi në vende të ndryshme të punës, të cilat i ka filluar që nga mosha 18-vjeçare, ndërkohë që paralelisht studionte në Fakultetin Ekonomik. Fillimisht Viola nuk kishte menduar shumë për zhvillimet financiare afatgjata, derisa një pyetje nga një kolege e studimeve e bëri të reflektonte mbi menaxhimin e parave. Kjo bëri që ajo të fokusohej në krijimin e një qëndrimi të ri ndaj financave personale dhe të ndihmonte të tjerët në këtë rrugë me Alpha & Partner Vermögensmanagement.
„Në fillim nuk mendoja shumë për zhvillimet financiare afatgjata dhe jetoja muaj pas muaji. Por, më pas, një kolege studente më bëri një pyetje thelbësore: Si t’i investoj paratë e mia? Deri atëherë, i kurseja paratë e mia në një shoqëri ndërtimi – kjo më dukej e arsyeshme. Megjithatë, kur ajo pyeti për normat e interesit, më duhej të pranoja se nuk e kisha idenë. Në atë moment kuptova se kisha nevojë urgjente për të trajtuar financat e mia“, thotë ajo.
Tutje, ajo shton se menjëherë ka nisur të ndjekë seminare financiare dhe ka takuar njerëz të suksesshëm, të cilët e kanë mbështetur në këtë drejtim.
„Fillova të ndjek seminare financiare dhe takova njerëz të suksesshëm që më mbështetën në qasjen time ndaj jetës dhe në krijimin e pasurisë sime. Këto përvoja më frymëzuan për të ndihmuar njerëzit e tjerë të ndërtojnë pasuri pa stres. Kjo është arsyeja pse në vitin 2020, së bashku me partnerin tim të biznesit, Selmon Binakaj, themeluam „Alpha & Partner Vermögensmanagement“, ku ne mbështesim klientët tanë në çështjet e tyre financiare“, ka thënë Viola.
Krijimi i komunitetit për gratë “Women´s Mindset”
Në krah të menaxhimit të pasurisë së klientëve të saj, Alpha & Partner ka ndërtuar një komunitet të veçantë për gratë, “Women’s Mindset”. Ky komunitet ofron mbështetje dhe këshilla për gratë që duan të fuqizohen në botën e biznnesit dhe financave.
“Gjatë karrierës sime, vura re se shumë pak gra mendojnë intensivisht për karrierën, vetëpunësimin dhe financat. Doja ta ndryshoja këtë. Për këtë arsye, unë themelova komunitetin e grave, “Women’s Mindset”, i cili u bë një projekt i përzemërt imi. Është bërë misioni im i jetës të mbështes gratë e tjera në këto fusha. Unë kam qenë e vetëpunësuar në industrinë financiare për më shumë se tetë vjet dhe jam e përkushtuar me pasion për të mbështetur dhe promovuar gratë në pavarësinë e tyre profesionale dhe financiare“, thotë Viola.
Vizioni dhe misioni i Alpha & Partner
Filozofia e Alpha & Partner është të ofrojë mbështetje afatgjatë për klientët e saj në ndërtimin e pasurisë dhe zgjidhjen e problematikave financiare. Qëllimi i tyre është që të bëhen këshilluesi i parë në Austri, ku klienti do të trokasë për ndihmë rreth pasurisë së tij.
„Alpha & Partner Vermögensmanagement ofron kryesisht shërbimet si: brokerim dhe këshillim për letrat me vlerë të transferueshme si dhe dizajnimin e portofoleve të investimeve. Ne kemi një fokus të fortë në tregjet aziatike dhe sektorin e teknologjisë. Një nga prioritetet tona më të rëndësishme është mbështetja intensive e investitorëve tanë“, sqarojnë Selmoni dhe Viola.
Alpha & Partner ka një fokus të fortë në sektorin e teknologjisë. Përdorimi i teknologjisë së inteligjencës artificiale është një inovacion i fundit që ka sjellë fitime të konsiderueshme për klientët e tyre në kohët e fundit.
„Falë strukturës sonë dixhitale 100%, ne mund t’i ofrojmë shërbimet tona me kosto më efektive. E veçanta e kompanisë sonë është se çdo investitor, i madh apo i vogël, ka mundësinë të projektojë investimin e tij individual. Risia jonë e fundit në këshillim është në lëmin e AI, ku investitorët tanë kanë bërë fitime të konsiderueshme gjatë dy viteve të fundit“, kanë sqaruar themeluesit e kompanisë.
Alpha & Partner ka një ekip me përvojë që mbështet më shumë se 500 investitorë dhe menaxhon miliona asete në treg. Investimet e tyre më të suksesshme deri më sot kanë qenë në aksionet e kompanive të mëdha, si Meta dhe Nvidia. Në fushën e financimit, kjo kompani bashkëpunon me bankat më të mëdha në Austri, si: “Bank Austria”, “Raiffeisen Bank” dhe “BAWAG”. Alpha & Partner vazhdon të jetë një shembull i suksesit dhe profesionalizmit në fushën e menaxhimit të pasurisë në Evropë.
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë Drejtuesja politike e PD të Shqipërisë për Diasporën, Jozefina Topalli po qëndron në New York të...
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
-
Një rrugë në Filadelfia të SHBA-së merr emrin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”
-
Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Spanjë 32-vjeçari shqiptar
-
Itali: Shpërthen fabrika e fishekzjarreve, humbin jeten 2 motra dhe një 18-vjeçar shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor Të mërkurën, Këshilli Federal vendosi hyrjen në fuqi të urdhëresës përkatëse për 1 janar 2025, ashgu...
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025
-
Shumica e zviceranëve nuk i pëlqejnë masat shtrënguese të qeverisë së tyre