Lajme

Alpet zvicerane, 12 fshatrat më të bukur në Zvicër

Zvicra njihet për fshatrat me pamje mahnitëse për nga natyra. Pozita e mirë e saj gjeografike bën që Zvicra të ketë vendet ndër më të bukurat në botë.

Realisht këto fshatra shpalosin dhe dëshmojnë që Zvicra është një vend mjaft tërheqës si nga ana e natyrës, ashtu edhe nga mënyra e ndërtimit të saj nga dora e njeriut, transmeton albinfo.ch.

Për disa njerëz, të gjesh një vend të përsosur dimëror të kompletuar me borë dhe atmosferë festive, është aventura më e mirë dimërore.

Ja disa nga fshatrat që mahnisin me bukurinë e tyre.

Aquila

Fshati i quajtur Aquila është një nga fshatet që ndodhet në luginën Blenio në veri të Bellinzonës në kantonin e Ticinos. Një vend i egër dhe skenik me një ajër mesdhetar, lugina është e njohur për kultivimin e verës, blegtorisë dhe shtëpive të vjetra që janë të ruajtuara me shumë kujdes, transmeton albinfo.ch.

Les Diablerets

Emri i këtij fshati do të thotë djall (frengjisht: le diable), por ky vend është një ndër vendet më të bukura në alpet Vaud. Fshati është i përbërë nga shtëpitë tradicionale prej druri dhe ka një bukuri autentike zvicerane.

Falera

Duhet theksuar se fshati, Falera njihet si një ndër zonat më të frekuentuara për skijim, por nuk është që vizitohet nga një numër i madh turistësh. Emblema e saj është kisha 500 vjeçare e Shën Remigjit, e konsideruar si një nga ndërtesat më të bukura të zonës.

Grimentz

Padyshim se të vizitosh Grimentz në Val d’Anniviers është sikur të rikthehesh në kohë. Rrugët e saj të ngushta janë të veshura me kalldrëm dhe ka dyqane druri.

Iseltwald

Në bregun e Liqenit Brienz në Oberland Bernese, fshati Iseltwald ka vetëm 440 banorë, por vizitohet nga një numër i madh njerëzish për shkak të liqenit. Turistët marrin anije udhëtimi dhe nisen nga terracat e restaurantit për të shijuar reflektimin e maleve.

Les Marécottes

Vlen të theksohet se kjo zonë e mrekullueshme ndodhet në luginën Trient, kantoni Valais dhe ofron vende për skijim familjar, pishinë natyrale, kopsht zoologjik me kafshë alpine dhe shumë rrugë për ecje.

Menzberg

Në kantonin Luzern, ky fshat është më pas se 1 mijë metra dhe në vjeshtë dhe dimër merr pamje spektakulare. Zona është njohur për rrugët e saj të shumta për çiklizëm.

Rasa

Ndodhet në Centovalli të Ticino, ky fshat i vogël pa makinë është i arritshëm vetëm në këmbë ose nëpërmjet një teleferik nga Verdasio.  Në këtë fshat jetojnë vetëm 28 persona, duke e bërë atë fshatin me më së paku banorë në botë. Njihet si vend ideal për qetësi dhe relaksim.

Schwellbrunn

Që nga shekulli i 13-të, Schwellbrunn konsiderohet fshati  më të lartë në kantonin Appenzell Ausserrhoden. Ky fshat kohëve të fundit është duke u kthyer në një pikë turistike.

Sonogno

Ndodhet në Verzasca në kantonin e Ticinos. Ky  fshat i bukur karakterizohet nga ndërtesa të vjetra guri që janë tipike të zonës.  Turistët mund të hanë drekë në restaurantet tradicionale dhe të vizitojnë ujërat e bukur të Frodas.

Tschlin

Tschlin daton që nga shekulli i 14-të. Këto ditë është më mirë i njohur për fabrikë birrë. Uji i pranverës dhe elbi, u kanë dhënë fshatarëve një burim të ri të të ardhurave.

Vrin

Karakteristikë e këtij fshati janë shtëpitë e vjetra prej druri. Kisha që ndodhet në fshat, njihet si një ndër monumentet me rëndësi kombërate në Zvicër.