Shqipëria
Alpet shqiptare, destinacion i turistëve nga Europa
Parku Kombëtar i Thethit, pavarësisht motit të paqëndrueshëm të këtyre ditëve, mbetet atraksion i preferuar nga turistët. Gjatë këtyre ditëve ky park është vizituar nga turistë të shumtë nga Europa, të cilët kanë shijuar bukuritë natyrore të këtij vendi.
Gjithashtu turistët janë njohur dhe me atraksionet kryesore që ky park ofron në qendrën e vizitorëve, e cila u ka ofruar atyre informacionin e duhur dhe gjithashtu kanë parë nga afër çdo gjë që ky park ofron nga natyra e deri tek flora dhe fauna.
Alpet shqiptare dhe bukuritë natyrore që ofron zona e Thethit po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë momentet e qetësisë, ujin dhe ajrin e pastër që e karakterizon këtë zonë, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Parku Kombëtar i Thethit ndodhet në pjesën qendrore të Alpeve të Shqipërisë, ndërmjet bllokut të Bjeshkëve të Namuna në perëndim dhe bllokut të Jezercës në lindje. Thethi është një qendër turistike-alpinistike që ka njohur rritje të numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’