Futboll

Alketa Rama nënshkruan kontratën profesionale me Zurichun

Zurich te femrat ka njoftuar se Alketa Rama ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Ajo do të jetë pjesë e klubit deri më 2027, thuhet në faqen e Facebook-ut.

Rama i ishte bashkuar Zurichut në vitin 2016, si 13-vjeçare, derisa që atëherë ka kaluar në çdo grupmoshë të klubit, deri te ekipi i parë.

Alketa Rama është vajza e legjendës së futbollit zviceran, Milaim Rama, derisa ajo ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, duke zhvilluar dy ndeshje.