Maqedonia

“Aleksandri i Madh” hiqet nga aeroporti i Shkupit

Nga hapësirat e aeroportit në të ardhmen do të hiqet edhe përmendorja e Aleksandrit të Madh, ndërsa do të ndryshohet edhe faqja e internetit të aeroportit

Sot nga aeroportit i Shkupit është hequr emri i Aleksandrit të Madh, pas dhjetë vjetësh qëndrimi aty.

Siç raportojnë mediat në Maqedoni, tani aty do të vihet emri “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”.

Kontraktuesi “TAV” ka thënë se do të veprojë sipas instruksioneve të qeverisë, ndërsa “Alsat-M” raporton se përveç emrit, nga hapësirat e aeroportit në të ardhmen do të hiqet edhe përmendorja e Aleksandrit të Madh, ndërsa do të ndryshohet edhe faqja e internetit të aeroportit.

Për momentin nuk tregojnë se kur do të realizohen këto ndryshime. Ata nuk kanë informata edhe për atë se kur do të vendoset emri i ri në vend të emrit të vjetër.