Maqedonia
Aleanca për Shqiptarët: Opozita nuk është kundër integrimit të Maqedonisë në NATO e BE
Deklarata e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani ka bërë që Aleanca për Shqiptarët të reagoj.
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas intervistës së Zëvendëskryeministrit maqedonas Bujar Osmani.
Në intervistë, Osmani ka thënë se ‘opozita është kundër integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE’.
Reagon Aleanca për shqiptarët nga Maqedonia
“Për BDI-në dhe Bujarin, edhe të burgosurit e rastit Monstra ishin terrorist, edhe Haki Aziri nuk ishte i kidnapuar edhe Rexhail Qerimi është terrorist, edhe Agim Beluli ishte terrorist, edhe Luani ishte simbol i shqiptarëve, edhe gjuha shqipe ishte e zyrtarizuar. Shqiptarët e dinë mirë se Rusia nuk ishte në Maqedoni por atë e sollën qeverisja VMRO-BDI. U deshtë shumë mundë, sakrificë, gjak dhe ndikim shumë i madh i miqve ndërkombëtar dhe mezi i larguam nga VMRO dhe Nikolla Gruevski. Aq shumë ishin të lidhur në krim. Nuk ndaheshin dot. Dhe nuk e harruan zanatin as tani. Vazhdojnë ti shërbejnë me devotshmëri padronit të ri. Po ta përsërisim edhe njëherë Bujar Osmani, ne -shqiptarët maqedonas jo, ndërsa ju, edhe kameleonët do tua kishin zili”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër Me reshjet e borës së ditëve të fundit, vendpushimet e skive, nga më i madhi tek...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore