Integrimi

“Aleanca për fëmijët” shëron fëmijët nga Shqipëria dhe Kosova

Intervistë me drejtorin e organizatës “Allianz für Kinder”, dr. Schödermayr, i cili ka shëruar shumë femijë shqiptarë në Austri

Organizata austriake “Allianz für Kinder” ndihmon fëmijët kur ata më së shumti kanë nevojë. Organizata ofron ndihmë mjekësore falas për fëmijët, qoftë në Shqipëri, Kosovë apo Afganistan dhe vende tjera pa dallim. Fëmijët dërgohen në Austri për shërim, pasi trajtimi në vendin e tyre nuk është i mundur, ose në qoftë se prindërit e fëmijës nuk janë në gjendje për të financuar vetë shërimin. Gjithashtu organizata përpiqet shumë për të ndihmuar fëmijët në vendlindje përmes medikamenteve, protezave, fashave lidhëse,ndërtimin e klinikave për fëmijëve, etj.,etj.

“Mos e ktheni kokën” ose “mos i injoroni njerëzit në nevojë”, ishte motivi i “Aleancës për fëmijët” në Steyr, për të themeluar organizatën në vitet e 90-ta. Infrastruktura e shkëlqyer mjekësore në Austri mundëson dhe lejon, që shqetësimet e këtyre njerëzve për shkak të mungesës së objekteve shëndetësore të ju lehtësonte sadopak dhimbjet.

Bordi i tanishëm janë edhe themeluesit e organizatës, si  Dr Michael Schödermayr, Dr. Christoph Jungwirth dhe Dr. Barbara Kampas. Në ketë organizatë gjithashtu është duke punuar zonja Fatime Blakaj e cila lidh dhe koordinon punët me bashkëpunëtoret në Shqipëri dhe Kosovë. Ne vizituam këtë organizatë në Austri, dhe zhvilluam një intervistë me drejtorin mjekësor, Dr Schödemayr.

Dr Micheal Schödemayr u lind në vitin 1959 në Steyr, jeton në qytetin e tij, punon si mjek i përgjithshëm në ordinancën private. Gjatë angazhimeve për kujdesin mjekësor të fëmijëve të sëmurë dhe të plagosur në zonat e luftës dhe të konflikteve, ai ka udhëtuar për më shumë se 20 vite,në  vende të tilla si Shqipëria, Afganistani Rumania, etj. Fëmijët mund të jenë të kombësive të ndryshme, por ata kanë një gjë të përbashkët, e ajo është mungesa mjekësore, veçanërisht kjo gjë bën që fëmijët të jenë viktima të pafajshme, ku organizata u del në ndihmë.

Ju jeni drejtori mjekësor i “Aleancës për Fëmijët”dhe njëri nga themeluesit. Kur dhe pse u themelua kjo shoqatë?

Dr. Schödermayr:” Po, unë jam drejtor mjekësor i “Aleancës për fëmijët” dhe një mjek i përgjithshëm. Shoqata u themelua në vitin 1990 me qëllim për të ndihmuar fëmijët në nevojë, veçanërisht të fëmijëve jashtë territorit austriak, të cilët nuk e kanë përkujdesjen dhe shërbimin mjekësor si fëmijët në Austri. Deri tani në Austri kemi marrë fëmijët nga Afganistani, Rumania, Angola, Vietnami, Kosovë, Shqipëri, etj, ku ju kemi ofruar atyre përkujdesje dhe shërbim mjekësor.”

Në çfarë përqendrohet puna juaj?

 Dr. Schödermayr: “Ne i trajtojmë fëmijët të cilët në shtëpitë e tyre nuk kanë asnjë shans për shërim, por në të njëjtën kohë trajtojmë ata fëmijë të cilët e kanë një mundësi të mirë për shërim tek ne dhe ku prindërit e tyre nuk janë në gjendje që të mbulojnë kostot e trajtimit dhe dërgimin e tyre jashtë vendit. Prindërit duhet të na sigurojnë që ata do të marrin përsëri fëmijët e tyre.”

Z. Schödermayer, ju jeni më shumë se 20 vite në këtë shoqatë. Cilat ishin momentet pozitive të shpresës dhe cila ishte eksperienca më e keqe?

Dr. Schödermayr: “Unë kam pasur shumë momente pozitive. Deri tani kemi trajtuar më shumë se 1.700 fëmijë dhe pothuajse të gjitha rastet ose shumica j e tyre janë kthyer shëndoshë e mirë ose me një përmirësim të dukshëm të shëndetit në shtëpitë e tyre. Rrallë, kemi pasur edhe raste të këqija kur fëmijët nuk kanë mundur të u mbijetojnë sëmundjeve të tyre. “

Personalisht ju keni vizituar gjatë 20 viteve shumë vende me kriza. Cila ishte eksperienca juaj më mbresëlënëse?

Dr. Schödermayr: “Para së gjithash, varfëria ishte shumë mbresëlënëse për mua, sepse njerëzit duhet të kënaqen me ato pak burime që posedojnë. Edhe më mbresëlënëse ishte se njerëzit përkundër varfërisë kanë mbetur miqësor, të hapur dhe mikpritës, ata janë të kënaqur me disa gjëra. Kolegët e mi në këto vende kanë shumë pak burime mjekësore në dispozicion, por arrijnë shumë gjëra të mëdha me pak mjete. Kjo është një admirim dhe mrekulli për këto vende. “

Si koordinohen punët me vendet e tjera?

Dr. Schödermayr: “Ne punojmë vetëm në atë mënyrë që gjithmonë një anëtar i stafit nga organizata e jonë koordinon punët nga vendi ku marrim fëmijët. Ne kemi partner edhe në Tiranë edhe në Prishtinë. Ju keni nevojë për një partner të besueshëm, se përndryshe është e pamundur. Për fat të mirë, ky është rasti me ne, që edhe ne në Shqipëri dhe në Kosovë të kemi një staf atje.”

Pse organizata juaj ka qenë shumë e angazhuar për fëmijët e Kosovës dhe të Shqipërisë?

Dr. Schödermayr: “Në vitin 1993, Shqipëria ishte shtëpia më e varfër në Evropë. Ne kemi qenë të informuar nga një mik dhe menjëherë pastaj e kemi kontaktuar. Përveç kësaj, Shqipëria nuk është larg nga Austria dhe gjithashtu për këtë arsye ajo u zgjodh. “

“Siç ju thashë edhe më parë Shqipëria dhe Kosova janë në afërsi me vendin tonë edhe gjenden në mes të Evropës dhe ju nuk mund ti shikoni në një mënyrë tjetër. Pasi që Evropa politikisht po bashkohet, ne kemi filluar 20 vite më parë për të siguruar ketë bashkim, që edhe përkujdesja për fëmijët të rritet së bashku. “

A jeni të kënaqur me bashkëpunimin me grupet emergjente nga vendet e origjinës së fëmijëve?

Dr. Schödermayr: “Po funksionon shumë mirë. Në parim, ka një bashkëpunim të shkëlqyer. Ndonjëherë politika ka interesa të tjera dhe nganjëherë ka dëshira për ndërhyrje në biseda dhe vendime. Por ne jemi një shoqatë e pavarur, domethënë, një OJQ. Prandaj, ne nuk do të lejojmë që të ndikohemi nga politika. Politika ndryshon vazhdimisht, por ne do të qëndrojmë dhe do të ndihmojmë, ky është fakt i vështirë. Megjithatë, ne jemi të kënaqur me bashkëpunimin e Kosovës dhe ne shpresojmë se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen. “

A jeni i përfshirë në politikë?

Dr. Schödermayr: “Po, unë jam duke punuar këtu në Steyr.”

Sa jeni të kënaqur me dhurimin (donacionet), sepse konkurrenca po bëhet më e vështirë?

Dr. Schödermayr: “Po unë duhet të them se donatorët tonë po na mbeten besnik. Unë nuk dua të them se jam i pakënaqur me dhurimet . Paraja është e kufizuar gjithmonë dhe sa më shumë njerëz të dhurojnë, aq më shumë fëmijët ne mund të shërojmë. Ne të gjithë e dimë se, sot në tregun e donatorëve është një konkurrencë shumë e nxehtë,. Siç ju thashë, ne nuk jemi të pakënaqur, por nëse mund të kemi pak më shumë donator do të ishte më mirë.”

Sa jeni të kënaqur me donatorët shqiptarë që jetojnë në Austri?

Dr. Schödermayr: “Ne jemi shumë të lumtur, sepse ata jo vetëm që dhurojnë, por ata edhe na ndihmojnë në mënyrë aktive. Prej tyre kemi marrë mbështetje të madhe çdoherë, ata pranojnë dhe kujdesen për fëmijët në shtëpitë e tyre gjatë periudhës së trajtimit.”

Po në lidhje me idenë se fëmijët në të ardhmen duhet të operohen në Kosovë dhe Shqipëri?

Dr. Schödermayr: “Ky është edhe qëllimi ynë përfundimtarë, që ne mos të kemi nevojë për organizatën tonë. Kjo do të thotë, sa më shumë që të ngrihet përkujdesja dhe trajtimi i fëmijëve në shtëpitë dhe vendin e tyre, më pak e nevojshme do të jetë ndihma jonë, aq më shumë ne jemi të kënaqur. “

Spitalet janë të pranishme në Kosovë dhe Shqipëri. Atyre ju mungon vetëm një pajisje moderne. A nuk është e mundur për të krijuar pajisje të tilla moderne në këto spitale?

Dr. Schödermayr: “Ky është problemi më i vogël… pajisjet janë me të vërtetë problemi më i vogël. Problemi është se dërgimi i pajisjeve kudo nuk ka asgjë nga kjo, nuk sjellë përfitime, por ju duhen njerëzit të cilët mund të fusin në përdorim këto pajisje. Natyrisht, duhet pasur një infrastrukturë të mirëfilltë, për shembull, një furnizim të mirë dhe të qëndrueshëm të energjisë në spitale me oscilacione të pakta. Ju duhet personeli mjekësor i kualifikuar që mund të veprojë dhe fut në përdorim këto pajisje si dhe persona tjerë si mjekët dhe infermieret, të cilat gjithashtu mund të përdorin këto pajisje. Kjo është një kthesë që kërkon një shkallë të lartë të përgjegjësisë. Këto pajisje duhet të jenë në dispozicion për të gjithë njerëzit dhe jo vetëm për disa, ku atëherë në mënyrë private mund të përfitojnë të holla. Pajisje të tilla kemi dërguar në spitalet shqiptare dhe kosovare dhe për fat të keq ato sot nuk përdoren. Këto pajisje shpesh zhduken në bodrume të spitaleve, për shkak të mungesës së kualifikimit.”

Në organizatën tuaj punon një bashkë-punëtore e cila është nga Kosova. Çfarë mund të thoni?

 Dr. Schödermayr: “Po keni të drejtë. Ne kemi një kosovare, zonjën Fatima Blakaj, të punësuar në organizatën tonë. Ne jemi më se të kënaqur me të, sepse ajo është një punonjëse e shkëlqyer dhe e cila i di kulturat dhe njerëzit nga Kosova dhe Shqipëria. Pa atë, gjithçka do të ishte e pakonceptueshme, që nuk do të kishim pasur asnjë ide të saktë të kulturës. Sjellja e kosovarëve ndonjëherë do të na u kish dukur si”spanjolle” ose “kosovare”, po do të ndodhte edhe e kundërta ashtu që kosovarët të mos kuptonin mentalitetin tonë. Zonja Fatime është e shkëlqyer “

Çfarë janë qëllimet e organizatës tuaj për të ardhmen?

 Dr. Schödermayr: “Qëllimi është që të ndihmojmë sa më shumë fëmijë, sa më shpejt dhe në mënyrë efektive. Ne vetëm shpresojmë që sa më pak fëmijë do të kenë nevojë për ne. “

Çfarë ju rekomandoni lexuesve tanë, veçanërisht shqiptarëve, për të ardhmen?

 Dr. Schödermayr: “Rekomandimi im është që të vazhdojnë të punojnë si gjer me tani. Njerëzit janë të hapur dhe kureshtar. Punoni dhe arsimohuni korrekt, ajo do të ju ndihmojë ta zhvilloni vendin. Shqiptarët duan të bëjnë diçka për vendin e tyre dhe unë mendoj se është e mundur me mbështetjen tonë, ata pastaj në të vërtet mund të bëjnë çdo gjë në vendin e vet, edhe operacionet më të rënda. Unë mendoj se kosovarët dhe shqiptarët janë në rrugën e duhur. Ajo rrugë është e rëndë dhe është e ngadalshme, por unë i shoh ata në rrugën e duhur.”

Ramiz Selimi