Lajme

Aleanca Franceze në Prishtinë, aktivitete në kuadër të “Javës së Diplomacisë Klimatike”

Sot, më 26 shtator, nga ora 19:00, në ambientin e Aleancës Franceze në Prishtinë do të mbahet aktiviteteti i radhës në kuadër të “Javës së Diplomacisë Klimatike”.

Shfaqja e filmit dhe debate mbi temën “Mjedisi dhe ushqimi”, janë përmbajtja e këtij aktiviteti, i cili fillon me dokumentarin “Fëmijët tanë do të na akuzojnë”, nga Jean-Paul Jaud.

Organizimi i këtij dokumentari rrëfen për iniciativën e kryetarit të Komunës së Barjacit, një komunë e Gardës, i cili vendos të transferojë mensën e shkollës në ushqim organik.

Fëmijët, prindërit, mësuesit, fshatarët, zyrtarët e zgjedhur, shkencëtarët dhe studiuesit japin ndjesitë, analizat, zemërimin dhe flasin për rezultatet e punës së tyre. Secili tregon përvojën e tij, denoncon abuzimet, paraqet probleme dhe përgjigjet në lidhje me çështjet e lartpërmendura, përcjell albinfo.ch.