E-Diaspora

Albulena dhe Gentiana vazhdojnë në raundin tjetër

Kur dukej se shou për Gentiana Mërturin po merrte fund, anëtarja e jurisë, këngëtarja gjermane Nena, e mori atë në ekipin e saj. Kështu, edhe për Gentianen gara vazhdon

Zhvillime dramatike dhe emocione në edicionin e të premtes të spektaklit “The Voice of Germany” që emetohet ga pro7. Dy shqiptaret pjesëmarrëse: Albulena Krasniqi dhe Gentiana Mërturi së bashku me Zsuzsa Magyar ishin pjesë e treshes së zgjedhur për trajnim nga “The BossHoss”. Ato, si trio, kanë kënduar këngën “Sweet nothing” të  Calvin Harris.

Në fund të garës së mbrëmshme, “kaubojët” e “The BossHoss” u përcaktuan megjithatë për Zsuzsa-n dhe Albulenën ndërkohë që Gentianës, ndonëse i dhanë komplimente, megjithatë i thanë se kishte nevojë që “të mësojë edhe pak”.

Dhe kur dukej se shou për Gentiana Mërturin po merrte fund, në skenë doli anëtarja tjetër e jurisë, këngëtarja gjermane me famë botërore, Nena, e cila e mori Gentianën në “grigjën” e saj.

Kështu, të dyja shqiptaret e vazhdojnë garën.

“Kam mbetur pa fjalë, sepse nuk e kisha pritur një gjë të tillë. Unë po mendoja se tash ë duhet të kthehem në shtëpi ”, ka thënë në fund Gentiana, kuar ka kuptuar se megjithatë është zgjedhur për raundin e radhës.

“Do t`ju tregoj “The BossHoss”-ëve se kanë bërë gabim që nuk më kanë marrë dhe do të fitoj me Nena-n”, ka qenë zotimi i Gentiana Mërturit.