Futboll
Albion Rrahmani pritet të bëhet shitja më e shtrenjtë në historinë e Rapid Bukureshtit
Futbollisti shqiptar, Albion Rrahmani pritet të bëhet shitja më e shtrenjtë në historinë e Rapid Bukureshtit. Siç raporton “DigiSport”, sulmuesi i Kosovës pritet t’i bashkohet Glasgow Rangersit në Skoci, përcjell albinfo.ch.
Me 17 gola në 26 ndeshje, 23-vjeçari impresionoi në sezonin e tij të parë me fanellën e Rapidit. Dhuroi edhe pesë asistime.
Disa skuadra evropiane kanë shprehur interesim për ish-sulmuesin e Ballkanit. Por destinacioni më i mundur mbetet gjiganti skocez Rangers, të cilët kanë ofruar rreth 6 milionë euro.
Ofertë për Rrahmanin ka dërguar edhe Slavia Praga, por është e ulët në krahasim me atë që kërkon Rapidi. Slavia ka ofruar rreth 3 milionë euro. Prandaj, transferimi në Çeki duket i pamundur.
Transferimi më i shtrenjtë i Rapidit është Rares Ilie, 21-vjeçari që u transferua te Nice për 5 milionë euro.
Rapidi e kishte transferuar Rrahmanin në verën e vitit 2023. Ballkani pati përfituar 600 mijë euro nga shitja e tij.
“Shanset për largimin e Rrahmanit nga Rapidi janë 75 deri në 80 për qind”, shkruan “Digisport” të enjten.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë Çdo dimër në Zvicër bora shkakton probleme për hekurudhat. Një ekspert i hekurudhave përmend disa arsye...
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës