Integrimi
Albinfo, sërish debat për identitetet e shumëfishta të Secondo-ve
Pas Llozanës, Albinfo.ch organizon debat mbi temën ”Secundos: Identitetet e shumëfishta, pa komplekse” edhe në St. Gallen të Zvicrës.
Portali Albinfo.ch do të bëjë bashkë më 6 qershor në St. Gallen të rinj me prejardhje shqiptare, si dhe të huaj, por edhe migrantë të brezit të parë, qytetarë zviceran, specialistë, dhe studentë.
Edhe këtë herë në fokus të debatit do të jetë filmi dokumentar i Elena Avdija: „A është më mirë këtu apo atje?”. Me dokumentarin në fjalë do t’u mundësohet pjesëmarrësve dhe publikut të shtrojnë shumë pyetje në lidhje me dilemat dhe gërshetimet e identiteteve të shumta, si bëjnë gjeneratat e dyta me prejardhje nga familje emigrante me sistemet e vlerave të përziera? Si e përjetojnë të ashtuquajturit “secundos” identitetin e tyre të shumëfishtë, trashëgiminë e tyre kulturore në mes të prindërve dhe të shoqërisë zvicerane? Çfarë masash duhen për të promovuar një identitet të shumëfishtë mes trashëgimisë kulturore të prindërve dhe shoqërisë zvicerane ?
Në të gjitha këto pyetje rreth temës së identitetit, vlerave, të të ashtuquajturve “Secondos në Zvicër do të japin përgjigje panelistët: Etrit Hasler, deputet kantonal i SP-së, Peter Tobler, zyrtar për integrim në qytetin e St. Gallenit; Qendresa Sadriu, të rinjtë e SP-së, Juso në Glatbrugg, Arber Bullakaj, ansableist në Wil, Blerim Bunjaku nga EVP Winterthur.
Më shumë informacione për debatin në St.Gallen: “Secondos: Mahrfachidentität ohne Komplexe”
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës