CH-Ballkani
Albinfo.ch, me numër special për 10 vjetorin e pavarësisë
Në shenjë të përvjetorit të dhjetë, jubilar të pavarësisë së Kosovës, 17 Shkurtit, redaksia e albinfo.ch ka nxjerrë numrin special të revistës me të njëjtin emër.
Në këtë numër i cili i kushtohet pothuaj në tërësi këtij jubileu të rëndësishëm, u është dhënë hapësirë personaliteteve të shumta nga jeta politike, shoqërore, kulturore e sportive, nga Kosova e nga Zvicra. Ata evokojnë kujtimet lidhur me datën historike të 17 shkurtit të vitit 2008 ose shprehin pikëpamjet e tyre lidhur me ecjen e Kosovës gjatë këtyre dhjetë viteve.
Në vargun e gjatë të kontribuesve të këtij numri special ose të intervistuarve enkas për temën e 10 vjetorit të shtetit të Kosovës, janë: deputetët nacionalë, njëherë bashkëkryetarë të Grupit Parlamentar Zvicër-Kosovë: Felix Müri dhe Cedric Wermuth, eurodeputeti i njohur, njëherësh kryetar i albinfo.ch, Andreas Gross, miku i vjetër i shqiptarëve, ish deputeti dhe ish kryetari i Partisë së Gjelbër të Zvicrës, Ueli Leuenberger, Léonard Bender, avokat dhe nënkryetar i albinfo.ch, Pirmin Müller, parlamentar në Kantonin e Lucernit etj. për t`i përmendur këtu vetëm kontribuesit nga radhët e politikanëve zviceranë. Me editoriale në shenjë të përvjetorit të Kosovës paraqiten edhe personalitete nga skena shoqërore e kulturore e Zvicrës, si: shkrimtari i njohur zviceran me rrënjë arbëreshe, Francesco Micieli, shkrimtarja e gazetarja zvicerane Elisabeth Kaestli, Barbara Burri, bashkëdrejtore e Solidar Suisse, Olivier Meuwly, ekspert i zhvillimeve politike në Zvicër etj.
Më tutje, autorë shkrimesh ose personalitete të intervistuara në lidhje me përvjetorin e pavarësisë, 17 shkurtit, nga “tabori kosovar” në këtë numër special janë: Ministri i diasporës në Qeverinë e Kosovës, Dardan Gashi, ambasadorja e Kosovës në Zvicër, Nazane Breca, ministrja këshilltare në Ambasadën e Kosovës në Bernë, Fatmire Musliu, konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu, konsulli i Kosovës në Cyrih, Islam Spahiu, aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar dhe i sindikatës Unia, Hilmi Gashi, prifti shqiptar në Kishën Katolike të Zvicrës dhe aktivisti i shquar Don Marjan Marku etj.
Përveç personaliteteve të përmendura, fjalën e tyre lidhur me 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, në këtë numër e thonë edhe sportistë të shquar kosovarë si Majlinda Kelmendi dhe vëllezërit Xhaka por edhe të rinj kosovarë të brezit të dytë, të njohur e të panjohur për publikun, të cilët janë të lindur ose të rritur në Zvicër.
Këtij numri nuk i mungojnë edhe tema tjera interesante dhe relaksuese, si portreti i zviceranit i cili për 18 vite me radhë i kalon pushimet në Kosovë (ku, së fundi ka gjetur edhe dashurinë e tij të madhe), portreti i një modelisteje etj.
Duke u dhuruar numrin më të ri të revistës, albinfo.ch ndan me lexuesit e saj urimet më të përzemërta për 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë Në shënim të Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë...
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë