Integrimi
Protagonistët që shënuan vitin 2021, në diasporën shqiptare të Zvicrës
Platforma mediale albinfo.ch ka bërë ndarjen e çmimit "Personalitet i Vitit" 2021 për angazhime të veçanta në: Shëndetësi, Politikë, Arte, Ndërtimtari dhe Sport
Një eveniment veçantë fundviti ka mbajtur platforma mediale albinfo.ch (online&print) në mbrëmjen e së premtes.
Në një atmosferë të këndshme dhe në një ambient të ngrohtë në hapësirat e restorantit “JetSet” të Klotenit (Cyrih), redaksia ka ndarë çmimet për personalitetet e dalluara të vitit 2021, duke respektuar rregullat 2G në fuqi kundër Covid.
Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Bernë, Shkëlqesia e tij, Ilir Gjoni, Shefi i Konsullatës së Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati, konsullja Shukrije Ramadani, Adrian ANDREJA, Konsull i Përgjithshëm në Milano, si dhe shumë personalitete të tjera politike, kulturore e sportive të komunitetit tonë në Zvicër.
Mbrëmjen e moderuar nga gazetarja Alisa Buzhala, e ka hapur drejtori i platformës mediale albinfo.ch (online&print), Sevdail Tahiri, me një fjalë përshëndetjeje.
“Platforma Albinfo.ch këtë vit mbushi 11 vjet pune, 11 vjet online, nuk janë pak, secili më sfidues se tjetri, sidomos këto të pandemisë. Janë botuar 55 numra të magazinës nga viti 2014. Ne nuk do të ndalemi! Kemi ecur bashkë me sukseset e diasporës sonë.
Të gjitha këto suksese nuk do t’i arrinim pa falënderuar ekipin e madh të gazetarëve dhe të redaktorëve të Albinfos: Zvicër, Austri, Kosovë, Maqedoni e Shqipëri”, ka vazhduar Sevdail Tahiri.
Asnjëherë nuk jemi zmbrapsur për të thënë fjalën e lirë. Albinfo.ch ka artikuluar një zë të komunitetit shqiptar në Zvicër, po edhe gjetiu. Albinfo.ch tani është bërë referencë e e besueshme edhe për mediat zvicerane.
Platforma online dhe print Albinfo nga viti 2018 nuk financohet nga projektet publike, por nga marketingu, duke falënderuar partnerët tanë, ka përfunduar drejtori Sevdail Tahiri, duke falënderuar të gjithë partnerët afaristë që kanë mundësuar punën e albinfo.ch.
Më tutje, të pranishmit i ka përshëndetur themeluesi i albinfo.ch dhe njeriu më meritor për lindjen e këtij projekti të suksesshëm, Dr. Bashkim Iseni.
Albinfo.ch si projekt u themelua që t’i përgjigjet interesimit për informacione lidhur me zhvillimet në diasporën shqiptare, ato nga vendi i prejardhjes etj. Por themelimi i platformës kishte edhe një mision tjetër konkret: që të japë kontributin e saj në integrimin, promovimin dhe kyçjen e popullatës shqiptare në mjedisin ku jeton, duke përforcuar kështu angazhimin social, por edhe zhvillimin ekonomik të kësaj shoqërie, ka thënë veç tjerash Iseni.
Ai ka theksuar se ky është projekti më i madh për shqiptarët, por edhe ndër më të mëdhenjtë për komunitetet e huaja në përgjithësi, i themeluar dhe financuar për më shumë se 7 vjet nga institucionet federale të Zvicrës.
B. Iseni ka evokuar kohën e themelimit dhe ka shprehur kënaqësinë që edhe sot, mbi 11 vjet më vonë, albinfo.ch jo vetëm po mbijeton, por edhe po zhvillohet më tutje, duke u bërë një burimi i fuqishëm dhe i patejkalueshëm informacionesh për diasporën tonë e më gjerë.
Në vazhdim janë ndarë çmimet për Personalitetet e Vitit, në 5 fusha të ndryshme, pra 5 personalitete që kanë shënjuar vitin 2021, një vit plot sfida, secili/a në fushën e vet përkatëse.
Kështu, Personaliteti i Vitit në fushën e afarizmit është shpallur Avni Orllati, themelues dhe pronar i kompanisë së madhe ndërtimore me të njëjtin emër, me seli në Lozanë.
Kompania që drejton Orllati është një ndër gjigantët e ndërtimtarisë edhe në nivel zviceran. Prandaj, Avni Orllati vitin e kaluar qe zgjedhur Personaliteti i Vitit në fushë të ndërtimtarisë për Zvicrën.
Z. Orllati, për shkaqe objektive, nuk mundi të ishte në solemnitetin e ndarjes së çmimeve.
Në vazhdim, çmimin si Personalitet i Vitit në Shëndetësi e ka marrë dr. Fatime Berisha-Imeri
Cmimin e ka ndarë Ilir Gjoni, Ambasador i Republikës së Shqipërisë
Ajo është vlerësuar si një personazh që ka dhënë kontributin e saj të vyer në vetëdijesimin e komunitetit shqiptar mbi pandeminë e koronavirusit, e cila po na përcjell tashmë prej dy vjetësh.
Zonja Brisha -Imeri, duke marrë çmimin, ka falënderuar albinfo.ch për nderimin e bërë dhe për hapësirën që i ka dhënë luftimit të pandemisë.
Për meritat e tij të mëdha të treguara gjatë këtij viti, duke u angazhuar në hapësirën politike dhe atë shoqërore, fitues i çmimit përkatës ishte politikani i ri nga Cyrihu, Islam Alijaj.
https://www.youtube.com/watch?v=rWYHS0iKUk8&fbclid=IwAR2m-11iKgVpE5x_uTrz0hUXHWxuwDAvf7LYPIc4mN7BR7GnBCdEaZRLB88
Ai, në pamundësi për të qenë aty, ka përshëndetur të pranishmit përmes një videoje, duke falënderuar redaksinë albinfo.ch për zgjedhjen e bërë.
Personalitet i Vitit 2021 në fushën e artit e kulturës ishte Gjon MUHARREMAJ, (Gjon`s tears). Fjalët për të janë të tepërta. Djaloshi nga Zvicra frankofone gjatë vitit që po shkon ka arritur suksesin e jashtëzakonshëm, duke zënë vendin e tretë në Festivalin e madh të Eurovisionit.
Edhe ai, për shkaqe objektive, nuk kishte mundësi të ishte aty, por kishte dërguar një video, me të cilën i është drejtuar publikut dhe stafit të albinfo.ch me një falënderim të ngrohtë e të shprehur bukur në gjuhën shqipe.
Për lëmin e sportit, kësaj radhe nuk pati një personalitet në kuptimin individual, por u zgjodh një klub sportiv. Fjala është për FC Kosova të Cyrihut, klubin futbollistik më të suksesshëm në Zvicër jo vetëm nga radhët e komunitetit shqiptar, por edhe të të gjithë migrantëve.
Mirënjohjen në emrin e klubit e ka marrë kryetari i FC Kosova, Nesret Limani. Ai ka falënderuar redaksinë e albinfo.ch për nderimin e bërë dhe ka kujtuar se klubi, të cilin ai e drejton funksionon mbi baza vullnetare dhe të gjithë aty punojnë me pasion për të çuar përpara sportin në mesin e komunitetit tonë.
Një element me shumë rëndësi, krahas ndarjes së çmimeve, gjatë kësaj mbrëmjeje ishte “kolona muzikore” e saj. Meritat për këtë u takojnë këngëtarëve Chip Deva (Shqipe Deva) dhe Valon Muhadri, të shoqëruar me piano nga maestro Leutrim Alij.
albinfo.ch falënderon me këtë rast pronarin e lokalit “Jetset”, Jetmir Shabanajn dhe stafin për mikpritjen dhe shërbimin e shkëlqyer.
Falënderimet:
Janë falënderuar këto personalitete afariste, gjegjësisht kompanitë e tyre: Lejla Ibrahimi-Salahi, nga Air Prishtina dhe kompania Chair; “Benedictschule” gjegjësisht Arsen Shoshi; Swisscontact (Linda Baleta); Vali Ranch (Fehmi Fetahu), Kompania ndërtimore LIKA; R.B (Rexhep Berisha), Lifepersonal; Swissalbs (Arbela Statovci); Infrashape (Sali Dauti), Albert Berisha – Gani Transport, po edhe partnerë të tjerë të albinfo.ch.
Disa nga të përmendurit janë drejtuar me fjalë falënderimi para të pranishmëve.
Më shumë fotografi nga aperoja solemne e ndarjes së çmimeve nga albinfo.ch, në galeri:
Apero solemne e ndarjes së çmimeve për personalitetet e vitit 2021 nga Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka zbuluar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel....
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?