Kosova

Albin Kurti zgjidhet Kryeministër i Kosovës

Me 66 vota pro, Albin Kurti është zgjedhur Kryeministër i Kosovës.

Ai është betuar para deputetëve ndërsa opozita nga PDK-AAK dhe Nisma, kanë dalur nga kuvendi.

Po ashtu, në seancën për formimin e Qeverisë në Kuvendin e Kosovës janë betuar 15 ministrat e Qeverisë Kurti bashkë me 33 zëvendësministrat.

”Të nderuar deputetë unë do të jem kryeministër që respekton parlamentin dhe opozitën që qeverisë mbi bazën e vullnetit të qytetarit”, u shpreh ai para deputetëve, përcjell albinfo.ch.