Kosova
Albin Kurti: Të punojmë për idealet e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Vlorë për të festuar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Nga qyteti i flamurit, Kurti u shpreh se të gjithë duhet të punojnë për idealet dhe synimet e Skënderbeut nga Kruja, Ismail Qemalit nga Vlora dhe Adem Jasharit nga Prekazi.
“Gëzuar të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin, këtë festë të madhe të Flamurit e të lirisë, të Pavarësisë e të bashkimit për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, kudo që janë në Ballkan e në mërgatë. Lavdi dëshmorëve të kombit, sot është ditë pushimi, feste, e çdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealet, synimet e Skënderbeut nga Kruja, të Ismail Qemalit nga Vlora e të Adem Jasharit nga Prekazi. Ne ishim këtu për të bërë nderime në Vlorë me krerët institucionalë të shtetit shqiptar dhe pasdite do të jemi në Kosovë për të bërë homazh te varrezat e Jasharajve, në krye me komandantin Adem Jashari. Dje kishim ditën e Ushtrisë së Kosovës, dhe për shkak se gjithë këto aktivitete nuk mund t’i vendosim në një ditë, do të vazhdojmë edhe nesër me ngjarje të ndryshme kulturore, artistike për nder të 28 Nëntorit, kësaj date themeltare të identitetit kombëtar”.
Sa i përket komenteve politike, Kurti i shmangu, duke thënë se sot nuk është dita.
“Nuk është sot dita që të flasim për dallimet politike apo polemikat aktuale. Sot jemi bashkë, shqiptarët e kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën, e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja mbushet me kuptim pikërisht në këtë mënyrë. Kemi shumë ditë të tjera përgjatë vitit për temat”.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026