Kosova

Albin Kurti: Pas 6 tetorit do të lindë një diell i ri mbi Kosovë

Lideri i VV-së ka thënë se ka ardhur koha për ndryshim

Lëvizja Vetëvendoje kishte zgjedhur qytetin e Mitrovicës për ta hapur zyrtarisht fushatën parazgjedhore.

Para mijëra të pranishmëve në palestrën “Minatori” ka folur kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se ka ardhur dita për ndryshim në vend.

“Thellë në zemrat tuaja, ju s’keni ardhur vetëm për Lëvizjen dhe mua, por për veten dhe fëmijët tuaj. E dini se është momenti i fundit për të shpëtuar vendin nga politikanë të pangopur e të paditur që na varfëruan. Keni ardhur sepse e dini se me këta ‘panikat’ që shkojnë në mëngjes si të akuzuar për korrupsion në gjykatë, e pasdite s’bëjnë asgjë. Ka ca që po habiten me rritjen e lëvizjes sonë. Por, më mirë se askush tjetër ju e dini se rrugëtimi jonë s’ishte i lehtë e as i shkurtër.

Lideri i VV-së ka thënë se ka ardhur koha për ndryshim.

“Momenti jonë s’është befasi e çastit, por realitet i vonuar. Disa po dyshojnë akoma kush do të fitojë zgjedhjet. Po prodhojnë sondazhe e përqindje për të hutuar, por neve s’na duhet asnjë sondazh për të treguar se ka ardhur koha jonë, se erdhi dita për Lëvizjen. E dini se erdhi dita për Vetëvendosje, se ndryshimi po vjen, se një diell i ri do të lindë pas 6 tetorit, mbi Kosovë e për Mitrovicë”, ka përfunduar Kurti.