Lajme

Kurti në Bruksel premton lehtësim të votimit për bashkatdhetarët

Nga lehtësimi i votimit e deri te krijimi dhe mundësimi i kushteve për investime të bashkëatdhetarëve në vendlindje ishin vetëm disa temat e diskutuara

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ta kuar në Bruksel një numër të bashkatdhetarëve, ku ka theksuar se do të ketë lehtësim të votimit për ta dhe krijimin e kushteve për investime në vendlindje, përcjell albinfo.ch.

Njoftimi i plotë i LVV-së:

Mbrëmë, në Bruksel, një numër i madh bashkatdhetarësh pritën Kryetarin e Lëvizjes dhe Kryeminstrin e ardhshëm, Albin Kurti.

Të pranishëm në tubimin ishin dhe aktivistja Teuta Fazliu, Kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Belgjikë, Bujar Krasniqi dhe Kryetari i pikës sonë në Anvers, Ilir Morina.

Kryetari Kurti ripotencoi edhe një herë zotimet për mërgatën, të cilat do të realizohen nga qeverisja e ardhshme. Nga lehtësimi i votimit e deri te krijimi dhe mundësimi i kushteve për investime të bashkatdhetarëve në vendlindje ishin vetëm disa temat e diskutuara.

Po ashtu Albin Kurti, sot, së bashku me delegacionin vizituan edhe njërën nga shkollat shqipe në Bruksel.