Kosova

Albin Kurti dhe Edi Rama sot me konferencë të përbashkët

Mbledhja e dy qeverive

Sot në Prishtinë do të mbahet takimi i radhës ndërmjet dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.

Në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive pritet që të nënshkruhen disa marrëveshje.

Në mbledhjen, e cila mbahet sot në njërin ndër hotelet në Prishtinë, do të nënshkruhen edhe disa marrëveshjeve ndërqeveritare.

Marrëveshje që pritet të nënshkruhet do të përfshijnë fushat, si ajo e arsimit, drejtësisë, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit, e sigurisë por jo vetëm.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Edi Rama, pritet të mbajnë konferencë të përbashkët rreth orës 12:45.

Agjenda është si në vijim:

10:45 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

Vendi: Hotel Garden, Prishtinë

11:00 Mbërritja e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri

Fjalë e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

Fjalë e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim 12:20 12:30

Prezantim me pjesëmarrjen e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.

Prezantimi bëhet nga z. Eric SMIT, Drejtor, Royal Haskoning DHV

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.