Gruaja

Albijona Muharremaj: Më e bukura e Gjermanisë

Tash e disa muaj ajo e mban titullin e më të bukurës së Gjermanisë. Albijona Muharremaj është shqiptarja e cila vitin e kaluar u zgjodh “Miss Gjermania”, e që më pas përfaqësoi këtë shtet në spektaklin “Miss World“ në Kinë. Albijona është nga Suhareka, ndërsa bashkë më familje migroi për në Munih të Gjermanisë.  20-vjeçarja […]

Tash e disa muaj ajo e mban titullin e më të bukurës së Gjermanisë. Albijona Muharremaj është shqiptarja e cila vitin e kaluar u zgjodh “Miss Gjermania”, e që më pas përfaqësoi këtë shtet në spektaklin “Miss World“ në Kinë. Albijona është nga Suhareka, ndërsa bashkë më familje migroi për në Munih të Gjermanisë.  20-vjeçarja më herët e kishte përfaqësuar edhe Kosovën në spektaklin “Miss Intercontinental”, të cilën ajo e konsideron si krenari të veçantë. Në intervistë për albinfo.ch, bukuroshja shqiptare tregon për sukseset e saj në spektaklet e bukurisë dhe jashtë saj

Vitin e kaluar fitove Miss Gjermania, më pas përfaqësove këtë shtet në “Miss World”. Ëndërr kjo e shumë vajzave jo vetëm shqiptare në Gjermani. Si e përshkruani vitin që e lamë pas dhe cilat ishin kujtimet tua interesante gjatë këtyre pjesëmarrjeve?

Lirisht mund të them se viti i kaluar ishte viti im. Një vit që kam arritur qëllimet e mia. Kam përfunduar shkollimin tim më sukses, pastaj u zgjodha ”Miss Gjermania” si dhe përfaqësova Gjermaninë në “Miss World” që ishte diçka e cila nuk do të harrohet asnjëherë. Ditët në “Miss World” janë të gjitha një përjetim dhe përvojë fantastike, të cilat nuk do të i harroj asnjëherë në jetë.

Më herët ke përfaqësuar Kosovën në “Miss Interkontinental”. Më mirë të përfaqësosh Kosovën apo Gjermaninë?
Të dy shtetet i përfaqësova denjësisht dhe më shumë kënaqësi. Por, të drejtën të them, më krenare jam ndier kur kam përfaqësuar Kosovën! Kosova është vendlindja ime që e dua dhe e vizitoj me shumë kënaqësi.

Çfarë do të thotë për ty Gjermania dhe çfarë Kosova?
Gjermania për mua ka shumë vlerë. Këtu më janë realizuar të gjitha ëndrrat. Ky shtet më ka hapur shumë dyer të suksesit. Gjermania më ka plotësuar dëshirën të merrem më modelim, më ka bërë të mundur të shkollohem si dhe të kam një vend pune. Por, prapëseprapë, sa herë që vizitoj Kosovën, ndihem shpirtërisht shumë e lumtur. Në Kosovë më pëlqejnë njerëzit që janë shumë të dashur dhe të shoqëruar.

Ky çmim më ka ndihmuar shumë për të ardhmen time. Kam pasur shumë oferta për sesione të fotografisë, për reklama të kompanive të ndryshme si dhe intervista të shumta nga mediat gjermane, por edhe ato shqiptare. Tani jam në pritje të një konfirmimi për të qenë imazh i kompanisë “Emi dent”.

Sa është e privilegjuar një vajzë si “Miss Gjermania” në Gjermani?
Natyrisht se kudo që shkon dhe të njohin, kanë respekt për ty dhe përderisa unë kam përfaqësuar këtë shtet në “Miss World”, do të thotë se unë jam përfaqësuese e atij shteti, prandaj edhe respekti është më i madh.A të ka ndryshuar kurora diçka në jetën tënde?
Në jetën private nuk ka ndryshuar asgjë, ndërsa në punë po. Tash për tash unë nuk punoj. Kohën time ua kushtoj aktiviteteve, të cilat duhet t’i bëj si “Miss Gjermania”.

Çfarë bën Albijona jashtë aktiviteteve të modës?
Kohën time të lirë mundohem t’ia kushtoj familjes dhe shoqërisë. Por, merrem edhe shumë më sport.

Shumë modele deklarojnë që udhëtimet e shumta nëpër botë dhe puna që e bëjnë shkakton probleme mes një lidhje të dashurisë. Ju çfarë mendoni dhe a keni hasur në probleme të tilla?
Mendimi im është kur i beson njëri-tjetrit dhe kur të mundohesh t’i kushtosh kohë edhe atij personit, dhe jo vetëm modelimit, atëherë mendoj nuk është problem në një lidhje të dashurisë.

Si për shumë figura publike, edhe ju jeni përfshirë në thashetheme mediatike të portaleve shqiptare. Cila është jeta juaj private?
Kishte shumë thashetheme. Jam një person që disa gjëra të jetës time private nuk dua t’i ndaj me publikun, sepse mendoj që nuk janë shumë me rëndësi për ta.

Si duhet të jetë mashkulli ideal për ju?
Nuk kam ndonjë mashkull ideal. Thjesht, të jetë për mua simpatik.

Të flasim sërish rreth aktiviteteve tuaja. Pas gjithë atij suksesi të vitit 2015, cilat janë qëllimet tuaja për të bërë gjatë këtij viti?
Thjesht, dua ta shijoj këtë vit si “Miss Gjermania”. Ky çmim nuk më vjen më kurrë.

Por, pas 5 vjetëve do të shohim sërish modeliste?
Të punosh dhe të udhëtosh si modeliste është mirë, por unë nuk dua që të bëj këtë profesion për kohë të gjatë. Unë mendoj të krijoj familje. Kjo është gjëja më e vlefshme për mua!

Arben Gjinaj