Lajme
“ALBI SALZBURG”, kompania me pronar kosovar, partnere me gjigantë botërorë
Sikur shumë kosovarëve, edhe Shiqeri Emrllahut iu desh që në vitet e 90-ta ta lëshonte Kosovën. Ai emigroi në Austri, ku pas disa vitesh hapi edhe biznesin e tij. "ALBI SALZBURG" bën shitjen dhe servisimin e teknologjisë informative.
Vitet e 90-ta nuk ishin të lehta për Shiqeri Emrllahun nga fshati Dardani e komunës së Ferizajt. Këto ishin vitet kur të rinjve kosovarë u duhej të kryenin shërbimin ushtarak serb, në ish-Jugosllavi. Ndërsa, në vitin 1990 kishin filluar helmimet ndaj studentëve. Duke parë dhunën sistematike që ushtrohej mbi kosovarët, Shiqëri Emrllahu vendosi ta lëshonte Kosovën. Fillimisht u ndal në disa shtete të tjera të Evropës, deri sa veten e gjeti në Austri.
Vitet e para në Austri
Ishte vjeshta e vitit 1991 kur Shiqeri Emrllahu u vendos në rrethinën e Salzburgut të Austrisë. Fillimi ishte i vështirë, mosnjohja e gjuhës, gjendja në një ambient komplet tjetër, e bënin të vështirë përshtatjen në një kulturë më ndryshe. Por, ambiciet e tij ishin më të mëdha dhe e shtynin përpara që të mos ndalej. Ai kishte arritur të përfundonte studimet Bachelor në “Ekonomi dhe Menaxhment”, si dhe të zotëronte gjuhën gjermane.
Biznes në Kosovë dhe në Austri
Për të pasur mundësi që biznesin ta zgjeronte dhe ta zhvillonte më mirë dhe më shpejtë, Shiqeriu ishte mbështetur në përkrahjen e bashkëshortes. Derisa, ajo po merrej në rritjen e biznesit në Austri, ai kishte nisur që të njëjtin biznes ta zhvillonte edhe në Ferizaj, si dhe në disa shtete të tjera ballkanike.
Shiqeriu kishte angazhuar edhe inxhinierë austriakë dhe kroatë të fushës së teknologjisë informative për të ndihmuar në zhvillimin e biznesit të tij në Austri, kurse në të njëjtën kohë i kishte angazhuar ata edhe në projektet që ishin paraparë në Kosovë dhe Kroaci.
Çfarë ofron “ALBI SALZBURG”?
Kompania bën shitjen dhe servisimin e pajisjeve të teknologjisë informativ(IT-së) të disa brendeve të njohura. “Kompania ime merret konkretisht me teknologji informative dhe është e certifikuar në disa nga brendet më të njohura botërore për servisimin dhe shitjen e këtyre produkteve si: Dell, HP, ASUS, Lenovo, Microsoft, AXIS, etj. Nga këto brende bëjmë shitjen, montimin dhe servisimin”, ka thënë Emrllahu.
Ndërsa, ai ka shtuar se për klientët që gjejnë defekt në ndonjë produkt për të cilin kanë ende garancion, faturimi i servisimit bëhet direkt tek prodhuesi dhe jo tek klienti.
Që nga viti 2014, kompania ka arritur marrëveshje me Landin e Salzburgut dhe me disa shkolla profesionale, që nxënës të cilët janë të interesuar të kryejnë trajnime në fushën e teknologjisë informative, të mund ta bëjnë atë në kompaninë “ALBI SALZBURG”.
Për kompaninë dhe sukseset e “ALBI SALZBURG” kanë shkruar edhe mediat austriake duke e konsideruar si një nga kompanitë më shërbimin më të mirë, cilësorë dhe korrekt.
Vështirësitë e të bërit biznes në Austri
Të bësh biznes në Austri, sipas Emrllahut nuk është shumë e vështirë. Por, duhet të dish se çfarë t`i ofrosh klientit.
“Vështirësitë në fillim kanë qenë si te çdo biznes tjetër, gjetja e stafit të kualifikuar për ato produkte që donim t`i ofronim tregut, përfitimi i kontratave të rregullta, na duheshin persona adekuatë të kësaj lëmi, për austriakët ishim një firmë e panjohur, andaj edhe ishte sfidë në vete që t`i sillnim të punonin te kompania jonë”, ka thënë ai. Por, një lehtësim në këtë aspekt ishte angazhimi që kompania kishte në disa qendra tregtare dhe fabrika të Austrisë. Kjo bëri që austriakët të mos hezitonin më që të punonin në një firmë shqiptare.
Angazhimet në Kosovë
Klientët e kompanisë “ALBI EU” janë shumica austriakë dhe gjermanë, Po, përveç Austrisë ky biznes ka ofruar shërbime edhe në Kosovë. Emrllahu tregon se kanë pasur bashkëpunime me disa institucione, të cilat kanë kërkuar që të furnizohen me mjete disa kabinete informatike në shkolla të mesme të Kosovës.
“Për 3 vite kemi bashkëpunuar edhe me Ambasadën e Austrisë në Kosovë, saktësisht me KulturKontakt Austria e Göthe Institut www.goethe.de nga Gjermania dhe Caritas Luxembourg me marrëveshjen e të cilëve kemi bërë furnizimin e shkollave dhe institucioneve të ndryshme nëpër Kosovë me mjete të teknologjisë informative. Pra, kemi bërë furnizimin e teknologjisë informative në disa shkolla dhe komuna të Kosovës”, thotë Emrllahu. Ai shton se kompania e tij ka dhuruar si donacion Laptopë në disa drejtori të shkollave ku kanë kryer furnizimin.
Investimi i dështuar në Kosovë
Në vitin 2007, Shiqeri Emrllahu në bashkëpunim me kompaninë austriake “VIP Trading GmbH” kishin investuar miliona euro në fushën e Telekomit dhe IT-së në Kosovë, si një shoqëri aksionare. Biznesi ishte i licencuar dhe kishte nyje ndërkombëtare. Gjithçka ishte në përputhje me organet përgjegjëse të Kosovës dhe të Austrisë, dhe, pas 3 vitesh operimi, investitorët kishin menduar se kompania duhet t`i kishte të ardhurat e veta për t`i mbuluar shpenzimet. Por, Emrllahu thotë se institucionet e Kosovës nuk mundën t`i mbrojnë investitorët dhe nga neglizhenca, iu desh të ktheheshin mbrapa.
“Fatkeqësisht nuk ndodhi siç menduam. Komunat e fshatrat filluan të operonin pa licencë duke ofruar produkte në treg dhe shumë paketa fiktive. Ne si kompani e licencuar përdornim vetëm rrugët legale që na mundësonin të ofronim produkte të telekomit. Tregu i zi mbuloi gati tërë rajonin dhe në pamundësi që shteti i Kosovës t`i mbronte investitorët dhe kompanitë që ofronin shërbimet sipas kritereve të lëshuara nga vet shteti, u vështirësuan gjërat deri në atë nivel sa më nuk mundeshim t`i mbulonim as shpenzimet e punëtorëve”, tha Emrllahu.
Tutje, ai thotë se duke parë barrierat nga shteti i Kosovës dhe nga konkurrenca jolegale, u detyruan të ktheheshin në Austri dhe t`ia nisnin punës që nga fillimi.
Ndryshe, në kompaninë e Shiqiri Emrllahut kontribuojnë edhe familja e tij. Dy djemtë tashmë kanë edhe ndërmarrjet e tyre, kurse bashkëshortja është e fokusuar në kompaninë “ALBI SALZBURG”, ku ushtron funksionin e kontabilistes.
Kompania “ALBI SALZBURG” ka kontrata të rregullta për biznese globale si: EXCIS, NEECO, APTIV,etj.
Të gjitha informatat shtesë rreth shërbimeve që i ofron kjo kompani, mund t`i gjeni në websajtin www.albi-eu.at.
Partneritet me Dell, HP, ASUS, Microsoft…
“Kompania ime merret konkretisht me teknologji informative dhe është e certifikuar në disa nga brendet më të njohura botërore për servisimin dhe shitjen e këtyre produkteve si: Dell, HP, ASUS, Lenovo, Microsoft, AXIS, etj. Nga këto brende bëjmë shitjen, montimin dhe servisimin”, thotë Emërllahu.
Bashkëpunim edhe me Kosovë
“Kemi bashkëpunuar edhe me Ambasadën e Austrisë në Kosovë, saktësisht me KulturKontakt Austria e Göthe Institut www.goethe.de nga Gjermania dhe Caritas Luxembourg me marrëveshjen e të cilëve kemi bërë furnizimin e shkollave dhe institucioneve tjera nëpër Kosovë me mjete të teknologjisë informative. Pra, kemi bërë furnizimin e teknologjisë informative në disa shkolla dhe komuna të Kosovës”.
Shkrim i sponzorizuar
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra